Organizuan referendumin? Arrestohen 12 politikanë në Barcelonë (VIDEO)

Sep 20, 2017 | 15:48
SHPËRNDAJE

Të paktën 10 ditë para referendumit të planifikuar për pavarësinë  e  Katalonjës, janë shoqëruar në polici 12 politikanë dhe përfaqësues zyrtarë të shtetit.

Midis të arrestuarve është edhe zëvendësministri i Ekonomisë të Katalonјës, Hosel Maria Jove, bënë të ditur mediat spanjolle, duke iu referuar policisë paraushtarake “Gvardia Sivil”.

Arrestimet janë kryer dhjetë ditë para referendumit të planifikuar për pavarësinë e Katalonjës.

Qindra njerëz protestuan para selisë së autoriteteve rajonale në Barcelonë, duke i bërë thirrje policisë spanjolle për të “dalë”.

Presidenti katalanas Karles Puxhdemon thirri takim urgjent pas bastisjeve dhe arrestimeve të zbatuara.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese në Madrid e ndaloi referendumin i cili duhet të mbahet në tetor, Puxhdemon megjithatë premtoi se votimi do të zbatohet.

Javën e kaluar një milionë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës dhe kërkuan pavarësi.

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj disa herë deri më tani ka deklaruar se në asnjë rast nuk do të lejojë që rajoni më i pasur dhe më ekonomik në Spanjë të shkëputet nga vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura