Organizonte dasma në kohë COVID-i, gjobitet me 1 milion lekë administratori i një lokali

Aug 4, 2020 | 17:37
SHPËRNDAJE

Administratori i një lokali në Fushë-Milot është gjobitur me një milion lekë sot, pasi organizonte dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është ndëshkuar me gjobë 44-vjeçari me inicialet B.Gj., pasi nuk ka respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

auto_dasma1596452527
foto ilustrim

dasma maska nju jork

Njoftimi i plotë:

Kurbin

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali  në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1  restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura