“Orët e fundit të Hitlerit, nga testamenti te martesa me Eva Braunin”/ Libri i ambasadorit Zeneli: Pse i urrente hebrenjtë dhe çfarë la në…

Jan 19, 2021 | 13:42
SHPËRNDAJE

Përpara se të kryente aktin e vetëvrasjes brenda bunkerit ku ishte ngujuar për 105 ditë, Hitleri do të ndërmerrte dy veprime: Së pari, përmes sekretares, do të shkruante testamentin e tij, duke shpallur tradhtaret e radhës, por duke përcaktuar edhe pasardhësin e tij; së dyti do të martohej me Eva Braun.

bashkim zeneli-hitleri

Një Zot e di se përse Hitleri dëshironte të ikte nga kjo botë i martuar. Këto dhe shumë detaje të tjera nga 105 ditët e qëndrimit të krerëve më të lartë nazistë brenda në bunker, mund t’i lexoni në librin “Berlini 1945 – Maji i Fitores”. Ambasadori Bashkim Zeneli sjell për lexuesin një tjetër libër. Nuk bëhet fjalë më për kujtimet e tij, por për sintezën e një hulumtimi të gjatë nëpër arkiva dhe nëpër ditarët, shënimet e eksponentëve të rëndësishëm të Luftës II Botërore, qofshin këta nga anë e mundur apo nga ajo e aleatëve.

Libri “Berlini 1945 – Maji i Fitores” ndalet në ditët e fundit të Hitlerit, atëherë kur marrëzia e tij kishte arritur kulmin. Çfarë ndodhi në bunkerin ku ai qëndroi për tre muaj e gjysmë, mbledhjet e përditshme të Hitlerit me kabinetin e tij dhe gjeneralët madhorë; gjendja e tij e rënduar psikologjike, qetësuesit; testamenti që la, urdhrat për ta kthyer Berlinin në Tokë të Djegur; dekretet për të eliminuar bashkëpunëtorët e tij dhe vetëvrasja së bashku me bashkëshorten e tij, Eva Braun, me të cilën kaloi vetëm disa orë martesë…

BASHKIM ZENELI

TESTAMENTI DHE ORËT E FUNDIT TË HITLERIT

Ishte data 29 prill 1945. Në bunker nuk funksiononte më asgjë. Nuk flitej as për shpresë dhe as për mundësi shpëtimi, të paktën si deri 4-5 ditë më parë, tanimë as nga Hitleri dhe Goebelsi. Nuk dilnin më as urdhëresa për emërime e çemërime komandantësh e gjeneralësh. Bunkeri ishte plotësisht i izoluar nga çfarë ndodhte jashtë.

Hitleri me bashkëpunëtorët e tij në bunker tani ishte më vetëm se kurrë. Ishte vetëm për të pritur, por me shumë vonesë, fundin e tij të merituar. Në 6 vite luftë, ai regjim kriminal kishte vrarë thuajse të gjithë Europën, në çdo anë; kishte vrarë e djegur miliona hebrenj, për “një Gjermani të madhe”, “për zhdukjen e racës hebre në të gjithë botën”. Kishte vrarë edhe popullin e tij, gjermanët; vendin e tij, Gjermaninë.

GertrudJunge ishte njëra nga sekretaret e Hitlerit. Ajo do ta përshkruante bunkerin, në orët e tij të fundit me “një jetë pa asnjë qëllim, pa asnjë motiv… Ne që ishin aty, prisnim në çdo moment për ndonjë vendim, por që nuk po vinte. Të gjithë dyert e zyrave të bunkerit ishin të hapura dhe ngado vinte erë e keqe alkooli dhe duhani. Kudo shihje harta të hapura mbi tavolina. Askush nuk mund të flinte më; askush nuk e dinte se çfarë date apo dite ishte. Hitleri nuk rrinte më asnjë minutë vetëm. Ai kalonte nga dhoma në dhomë dhe bisedonte pa kuptim më këdo që takonte. Ai fliste për vdekjen që e priste, për fundin e tij. Ai kishte humbur plotësisht gjithçka…”

Tani, jo vetëm zyrtarët e lartë partiakë e gjeneralët dhe komandantët e armëve të ndryshme, por edhe më gjerë, kishin mësuar lajmin se Fyhreri “do të qëndronte deri në fund dhe më pas do të vriste veten”.

Në bunker ishte mësuar gjithashtu se edhe Goebelsi me gruan dhe 6 fëmijët do të vrisnin veten.

Në mënyrën më kriminale, MagdaGoebels kishte bërë planin për vrasjen, me dorën e saj, të 6 fëmijëve, duke u këshilluar me specialistë për helmin që do të përdorte. Pa asnjë ndrojtje, do t’i thoshte dentistit të bunkerit, dr. HelmutKunz, se “fëmijët e saj nuk duhet të bien kurrë të gjallë në duart e rusëve. Në qoftë se vjen më e keqja dhe unë nuk kam asnjë rrugë tjetër, ju duhet të më ndihmoni”

Edhe EvaBraun, mikja e vjetër e Hitlerit që kishte ardhur nga Mynihu në bunker në ditët e para të muajit mars 1945, do t’i kërkonte dr. Kunz që t’i mjekonte gojën. Por sapo hyri në klinikën dentare, do të ndryshonte mendim dhe do t’i thoshte mjekut: “O Zot! Po çfarë po kërkoj unë… Në pak orë çdo gjë do të mbarojë…”

Pastaj, edhe ajo do t’i tregonte mjekut dentist se “për vetëvrasjen do të përdorte helm” dhe do t’i jepte të shikonte një pilulë cianuri që kishte me vete duke i thënë: “Është vërtet shumë e thjeshtë… mjafton ta fusësh në gojë dhe çdo gjë merr fund menjëherë…”,fliste me kënaqësi se si do të vdiste…

Njëri nga mjekët personalë të Hitlerit, që shoqëronte EvaBraun, profesori LudgwigStumfegger, do ta pyeste atë: “Nga e dini ju nëse kapsula ka helm?”. Dhe atëherë, kapsula do të provohej në një nga disa qentë e Hitlerit. Kafsha do të binte menjëherë në tokë, pa jetë. Dhe EvaBraun tani do të ishte më e sigurt për vdekjen e saj të shpejtë… vdekjen e sigurt, pa asnjë vuajtje e heqje.

… Duke ecur me ngadalë në korridoret e bunkerit, Hitleri do të mësonte nga një nga rojet e tij, se, koloneli HermannFagelein, adjutant i përkushtuar i Hitlerit, ishte larguar nga bunkeri dhe nuk ishte kthyer më. Hitleri do të kërkonte që ta gjenin menjëherë dhe ta sillnin për ta pushkatuar në bunker. Njëri nga bashkëpunëtorët e Hitlerit kishte dijeni se koloneli Fagelein kishte një apartament në Berlin. Dhe trupat SS do të shkonin atje dhe do ta arrestonin e do ta sillnin në bunker. I tmerruar për fatin që e priste, koloneli do të kërkonte me ngulm që të takohej me EvaBraun, që e kishte motrën e gruas së tij… Por ajo nuk do të pranonte të takohej me të, sepse “ai e kishte tradhtuar Fyhrerin”. Koloneli Fagelein, që njihej si një nga SS-të më kriminelë, do të vritej në oborrin e bunkerit, nga rojet e Hitlerit.

“Fagelein, një oportunist skrupuloz, ishte një nga vrasësit më gjakftohtë të mijëra e mijëra njerëzve në regjimin nazist”.

Që në mëngjesin e 29 prillit, trupat e Ushtrisë së Kuqe të marshallitZhukov, pa ndonjë rezistencë, kishin marrë ndërtesën e Ministrisë së Brendshme, apo, siç quhej ndryshe, “shtëpia e Hitlerit”. Dhe do të ecnin drejt godinës qeveritare (Kancelaria e Rajhut), nën të cilën ndodhej bunkeri. Ata ishin vetëm 400-500 metra larg godinës që ishte dëmtuar rëndë gjatë bombardimeve të fundit.

“Një ditë më parë, Ushtria e Kuqe, me një aksion të jashtëzakonshëm, kishte rrethuar plotësisht pjesën e brendshme të kryeqytetit. Ishte një ofensive më një ushtri prej 465 mijë trupash, e mbështetur nga 12.700 armë zjarri, 1500 tanke, 21 mijë raketa hedhës dhe 7 mijë katjusha, që kishin shkatërruar plotësisht ushtrinë gjermane në kryeqytet. Kush kishte shpëtuar përpiqej të largohej drejt perëndimit, ku i prishte përballja me ushtrinë e aleatëve perëndimorë”.

Gjenerali Burgdorf, komandanti i rojave të Hitlerit, do të shkonte në zyrën e tij dhe do t’i raportonte se “rusët janë fare pranë nesh. Berlini është në dorën e tyre… është marrë edhe “shtëpia e Hitlerit”. “Njësitë tona SS janë tërhequr, por shumë prej besnikëve po luftojnë dhe po vrasin tradhtarët dhe dezertorët.. Unë e kam vendosur të vdes me ju, Fyhreri im… Ju këtë e dini fare mirë… Edhe në këto momente, ne po mësojmë për shumë tradhtarë, dezertorë dhe të shitur që u kanë hapur dyer bolshevikëve dhe racës së hebrenjve”.

Hitleri do ta falënderonte gjeneralin e tij dhe do të urdhëronte të sillnin menjëherë dekoratën më të lartë për të, për t’ia dorëzuar në një ceremoni të shpejtë në sallën e mbledhjeve.

Pastaj do të shkonte në zyrë, duke u dridhur, dhe do të kërkonte që të vinte sekretarja GertrudJurge. Do ta falënderonte atë “për punën e mrekullueshme që kishte bërë gjatë viteve” dhe “për besnikërinë e saj ndaj nacional-socializmit”… Ajo, e përlotur, do të përsëriste vetëm: HeilHitler! Pastaj ai do t’i thoshte: “Të lutem, tani ulu dhe shkruaj testamentin tim!”

“Testamenti, në thelb, kishte justifikimin dhe larjen e duarve për fajet e panumërta kriminale që kishte bërë, duke u distancuar nga tradhtarët dhe dezertorët, si dhe nga kritikët e tij që ose ishin me prejardhje hebre, ose kishin punuar për interesa që komunitetit botëror të hebrenjve”.

(Urrejtjen patologjike e kriminale ndaj hebrenjve, Hitleri do ta shfaqte deri në momentet e fundit të jetës, në drekën me dy sekretaret e tij, ku do të quante si gjënë më të domosdoshme shfarosjen në botë të hebrenjve).

Pastaj,Fyhreri do t’i diktonte sekretares testamentin… Ai do të dekretonte Admiralin e Madh, KarlDönitz, si President të Rajhut dhe kryekomandant të ushtrisë. Goebelsi do të emërohej si pasues i tij, kancelar i Rajhut. Shef i shtabit të përgjithshëm të këmbësorisë do të emërohej marshalli Schörner.

Në testament do të shkarkohej nga detyra ministri i Jashtëm, Ribbentrop, dhe ministri i Industrisë së Luftës, AlbertSpeer, për “aktet e tij të papranueshme në kundërshtimin e urdhrit për politikën e Tokës së Djegur…”

Me anë të testamentit, me akte të veçanta, do të përjashtoheshin nga partia naziste dhe të gjitha funksionet HermannGöring dhe HeinrichHimmler. I pari, sepse kishte dezertuar dhe kishte mashtruar duke spekuluar se do të ishte pasardhës i Fyhrerit pas vdekjes se tij dhe se “kishte bërë përpjekje për të arritur paqe me aleatët perëndimorë, jashtë dijenisë së tij”. I dyti, sepse “i paautorizuar kishte bërë përpjekje për paqe me aleatët perëndimorë”. Po që të dy kishin kryer aktin e tradhtisë së lartë!

(Vetëm 10 ditë më parë, famëkeqi SS, Hitler, kishte nxjerrë një urdhër për trupat e tij që “të qëllohej pa asnjë paralajmërim ndaj çdo banori që kishte vendosur flamurin e bardhë në shtëpinë e tij”. Ndërsa pas pak ditësh, do të lëshonte urdhrin tjetër që “asnjë qytet gjerman nuk do të deklarohej si qytet i hapur. Asnjë qytet nuk duhej të binte në dorë të të kuqve”).

Në kuadër të Testamentit, do të nxirrte edhe disa dekrete për dhënien e gradave gjeneralë dhe marshallë “ushtarakëve më besnikë të nacional-socializmit”. Do të përgatiste një listë me disa emra për t’ia dorëzuar Marshallit të Madh Dönitz” që t’i përfshinte në qeverinë e re dhe për t’i pasur si bashkëpunëtorë besnikë.

Mbas përfundimit të testamentit, Hiteri do të organizonte ceremoninë e martesës së tij me EvaBraun. Ishte një “ceremoni” zyrtare martese me dëshmitarë Goebelsin dhe Bormannin. Të pranishëm ishin edhe gjeneralët Krebs, Bergdorf dhe dietologia e Hilerit, Manziarly. Përfaqësuesi i Bashkisë së Berlinit, WalterWagner, do t’i shpallte AdolfHitlerin dhe EvaBraun burrë e grua!

Pastaj, në sallën e mbledhjeve, në prani edhe të kolonelit të aviacionit Below, që do të zëvendësonte marshallinGöring si komandant i aviacionit, dhe sekretarit të shtetit të Ministrisë së Jashtme, Naumann, do të festohej martesa. Vetëm Goebelsi do të vinte me të shoqen, Magda.

Të gjithë, në prag të vdekjes, në një çmenduri të pashoqe uronin çiftin Hitler për martesën e tyre dhe trokisnin gotat e shampanjës. Ishte një martesë teatralishtmakabre, vetëm disa orë para vetëvrasjes, të menduar deri në detaje.

Sekretarja Junge, në kujtimet e saj, do të shkruante: “Hitleri foli për fundin e nacional-socializmit dhe mendonte se nuk ishte aspak e lehtë të ringjallej përsëri. Ai na u drejtua duke në parë të gjithëve: “Vdekja për mua do të thotë çlirim nga shqetësimet dhe nga një jetë shumë e vështirë. Miqtë e mi më të mirë më lanë vetëm dhe unë përjetova vetëm tradhti”.

Në atë ceremoni të martesës, me miqtë e bashkëpunëtorët më të ngushtë, Hitleri do t’u drejtohej Goebelsit dhe Bormanit, me një zë lutës, që të vazhdonte pa pushim lufta kundër hebrenjve. “Unë, – do t’u thoshte atyre, – nuk kam asnjë dyshin që çdo popull do të dijë të nxjerrë përgjegjësitë dhe mësimet, se, fajtori më i madh në këtë kohë, janë hebrenjtë. Me të gjitha mjetet duhet të forcohet lufta e njerëzve tanë, kundër hebrenjve, në kuptimin më të mirë nacional-socialist”.

Një ditë më parë, më 28 prill, në takimin e radhës në bunker për situatën, Hitleri do të falënderonte për “qëndresën e veçantë, të jashtëzakonshme, kundër helmatisësve botërore të të gjithë popujve të bashkësisë ndërkombëtare, hebrenjve.

Në të njëjtën ditë të testamentit dhe të martesës, Hitleri do të mësonte një lajm tronditës: Më 27 prill, diktatori italian BenitoMussolini dhe e dashura e tij,ClarettaPetaci, ishin arrestuar nga partizanët italianë në Liqenin e Comos dhe një ditë më vonë ishin vrarë. Kufomat u dërguan më 29 prill në Milano dhe do të vareshin me kokë poshtë në një benzinatë në Piazzale Loreto.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 30 prill, do të vinte lajmi nga gjenerali VilhelmKeitl, shef i komandës së përgjithshme (OKW) se kishte përfunduar me humbje të madha armata e 12-të e gjeneralit Wenck në Berlin Schëielov-See, në jug-perëndim të Potsdamit, në luftimet me ushtrinë sovjetike. Kishte mbaruar edhe “shpresa” e fundit, në kryeqytetin e Rajhut, i cili që nga 25 prilli ishte i rrethuar plotësisht nga trupat sovjetikë.

Tani,Hitleti, me vendosmëri, do të vendoste se erdhi koha për të bërë atë… që kishte thënë kohët e fundit: T’i jepte fund jetës së tij.

Ai kishte nisur të ndahej me disa nga bashkëpunëtorët e tij, sidomos me ekipin mjekësor, që një natë më parë. Ditët e fundit, në grupin e mjekëve kishte ardhur edhe mjeku ErnstGüntherSchenck, i cili për herë të parë do ta shikonte Hitlerin nga shumë pranë. Ai do të shkruante më vonë në ditarin e tij se “do të shikonte nga afër Fyhrerin energjik që mendonte. Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë gri me disa dekorata të arta dhe me “kryqin e hekurt” në anën e majtë të gjoksit, kishte pantallona të gjata, të zeza. Ai njeri ishte krejtësisht i rënë, i zhytur në xhaketën e tij. E pashë me një shpinë krejtësisht të kërrusur, me shpatulla të rëna, ku i ishte zhytur edhe koka”

Mbas njoftimit që i kishte bërë në mëngjes gjenerali Keitl, Hileri do të thërriste në zyrën e tij, komandantin e “Çitadellë”, WilhekmMonke, që kishte për detyrë “mbrojtjen” e godinave qeveritare. Ai do të donte të mësonte se edhe sa kohë do të mund të qëndrojë kancelaria (godina qeveritare)”. Komandanti SS do t’i përgjigjej Hitlerit se jo më shumë se një ditë… Rusët janë vetëm 300-400 metra nga bunkeri, te PotsdamPlatz.

Mbas tij do të vinte gjenerali HelmuthWeidling, të cilin Hitleri para pak ditësh e kishte emëruar komandant të Berlinit. Edhe ai do t’i raportonte se “ne mund të rezistojmë, e shumta deri nesër pasdite, mbasi edhe municioni kishte mbaruar”. Ai do ta dëgjonte gjeneralin pa i ndërhyrë dhe në fund do të thërriste shefin e shtabit, gjeneralin Krebs dhe të dyve do t’u kërkonte që Berlinin nuk duhej ta lëshonin në asnjë mënyrë… Duhej të mobilizoheshin të gjitha rezervat e fundit që të luftonin në grupe të vogla”.

Pastaj, Hitleri, në shoqërinë e Bormann-it, do të thërriste në zyrë adjutantët e tij besnikë, udhëheqësin SS OttoGünsche dhe do t’i tregonte se “pasdite, së bashku me gruan e tij, EvaHitler, do të vrisnin veten dhe trupat duhej të digjeshin me benzinë… Ai do t’i thoshte oficerit SS se “nuk donte që kufomat e tyre të shkonin në Moskë dhe të vendoseshin diku për t’i parë të gjithë”.

Oficeri SS, OttoGünsche, do të thërriste shoferin personal të Hitlerit dhe do t’i kërkonte të sillte disa bidonë me benzinë te dalja e urgjencës së bunkerit, në oborrin e kancelarisë…

Më pas, Hitleri do të hante drekën e fundit, vetëm në shoqërinë e sekretareve TraudlJunge dhe GertaChristian dhe të dietologes ConstanzeManziarly. Në kujtimet e saj, të shkruara në vitin 1947, por të botuara velëm në vitin 2002, Junge tregon: “Sapo mbaruam drekën, ku nuk ishte e pranishme EvaBraun, Fyhreri më tha: Tani erdhi koha, erdhi fundi. Duke më vështruar krejtësisht i humbur, do të më thoshte diçka, por unë nuk dëgjova asgjë. Ndërsa EvaBraun, që erdhi të përshëndetej me ne, do të më thoshte: Përpiqu të largohesh, ndoshta ia del… Përshëndete Mynihun dhe mbaje këtë peliçe si kujtim nga unë; më kanë pëlqyer gjithnjë njerëzit që kanë shije dhe vishen bukur. Pastaj të dy shkuan në dhomën e tyre”.

Disa orë më parë, Hitleri i kishte dhuruar kryepilotit të tij, HansBaur, një portret të Frederikut të Madh (FriedrichsdasGrossen), vepër e piktorit Anton Grafs dhe do t’i thoshte: “Gjeneralët e mi më tradhtuan dhe më shitën. Ushtarët e mi nuk duan të luftojnë më dhe unë… nuk mundem më”.

Roja speciale SS, OttoGünsche, ishte pranë derën së apartamentit të Hitlerit, që të çonte në dhomën e tij private. Ja çfarë do të kujtonte ai më vonë:

“Ky ishte momenti më i vështirë që kisha provuar në jetën time. E dija që në këtë moment do të vetëvritej. Nuk kishte asnjë rrugëdalje. Papritur, erdhi duke vrapuar MagdaGoebels dhe kërkonte me çdo kusht të takohej me Fyhrerin. U përpoqa ta largoja, por ajo ngulte këmbë. Më në fund trokita në derën e dhomës së Hitlerit. Fyhreri qëndronte në tavolinë, në dhomën e punës. EvaBraun nuk ishte aty dhe mendova se mund të ishte në dush, sepse dëgjoja ujin që rridhte. E pyeta nëse do ta priste zonjën Goebels që kërkonte me këmbëngulje ta takonte, por ai m’u përgjigj se “nuk dua të flas më me të”. Unë dola jashtë dhe i tregova zonjës Goebels. Mbas 5 minutash, dëgjova një krismë. Ishte ora 15:30. Hyra në dhomë dhe thirra: Fyhreri ka vdekur! Menjëherë erdhi Bormann. Ai nuk foli dhe doli menjëherë për t’u futur në sallën e mbledhjeve, ku ishin Goebels, Krebs, Burgdorf, udhëheqësi i Rinisë ArturAxman dhe shefi i shërbimeve sekrete, udhëheqësi SS, JohannRattenhuber. U thashë se Fyhreri ka vdekur…

Hitleri ishte në një kolltuk. Fytyrën e kishte të gjakosur. Pashë dy pistoleta. Njëra ishte e tipit “Walter”, e kalibrit 7.65. Ishte pistoleta e Hitlerit. Tjetra ishte një pistoletë e vogël që ai e mbante gjithnjë në çantë. EvaBraun ishte mbështetur pranë tij. Sytë i kishin mbetur të hapur. Këpucët i kishte hequr dhe ishte mbledhur me këmbët në kolltuk. Vinte një erë e rëndë e cianurit. Aq e rëndë ishte ajo erë, saqë uniforma ime do ta mbante për disa ditë”.

Trupat u nxorën më pas në oborrin e kancelarisë, vetëm 4- 5 metra nga hyrja e bunkerit dhe do të vendoseshin në një gropë nga punonjësja e shërbimit, Linge, dhe dy oficerë SS. Bormann do të afrohej pranë kufomave dhe do të qëndronte për pak çaste me kokën ulur, në heshtje. Do të dëgjoheshin më pas edhe disa të shtëna artilerie. Pastaj, trupat e Eva dhe AdolfHitlerit u dogjën me benzinë.

Në orët e para të mëngjesit të asaj dite, ushtria sovjetike kishte nisur sulmin mbi Rajshtag. Atë e mbronin trupat SS dhe disa qindra trupa të marinës ushtarake. Në orët e mbasdites, sulmet e ushtrisë së kuqe do të bëheshin shumë të fuqishme. Do të niste një luftë e përgjakshme trup më trup derisa, në mbrëmje vonë, ushtarët sovjetikë të komandantit MichailPetrovichMinin, do të ngjiteshin deri në çatinë e Rajshtagut. Trupat gjermane do të futeshin në bodrumet e Rajshtagut dhe një pjesë e madhe do të largoheshin në errësirën e natës.

Më 30 prill 1945, kur Hitleri dhe EvaBraun do t’i jepnin fund jetës, trupat amerikane do të merrnin Mynihun. Ushtarët amerikanë do të hynin në Mynih me një tabelë të madhe që e kishin shkulur nga një vend i dukshëm. Në të shkruhej: HauptstadtderBeëegung – München (Kryeqyteti i lëvizjes – München). Ishte një hyrje triumfale dhe shumë simbolike për ushtrinë amerikane atë 30 prill të vitit 1945…

Hitleri, në gusht të vitit 1935, tashmë si kancelar i Gjermanisë, në një ceremoni të madhe do t’i akordonte Mynihut titullin e nderit “Kryeqyteti i Lëvizjes”.

“Kjo tabelë do të kishte njëjtën jehonë në botë, si fotografia e ngritjes së flamurit sovjetik mbi Rajshtagun e Berlinit, të fiksuar nga fotografi JevgeniChaldej”.

Pak ditë më parë, forcat amerikane kishin marrë Nürembergun, qytetin e kongreseve të Partisë Naziste, të ligjeve kriminale kundër hebrenjve dhe më në fund, qytetin e gjyqeve kundër krimineleve të regjimit.

Atë ditë të 30 prillit, kur ende nuk ishte mësuar vetëvrasja e Fyhrerit, avionët amerikanë do të hidhnin në Mynih fletushka drejtuar “burrave dhe grave të Mynihut: Është në interesin tuaj, në interesin e të gjithë popullit, të ndihmonin fitoren. Prandaj, merruni fanatikëve nga duart broshurën (e Hitlerit). Guximi, më i fortë se kurrë”

Komandanti i qytetit, PaulGieseter, një fanatik i regjimit, u bën thirrje trupave që të shkatërronin gjithçka dhe të hidhnin në erë urat mbi lumin Isar.

(Hitleri, duke njohur që po vinte fundi, 4-5 ditë më parë kishte dërguar në rezidencën e tij në Berghof, në Mynih, adjutantin e tij tepër besnik, Julius Schaub, me porosinë që të asgjësonte çdo dokumentacion. Në mbrëmjen e datës 25-26 prill, ai do të pastronte çdo gjë në kasaforta, do të ngarkonte 12 valixhe me dokumente dhe do t’i digjte në tarracën e banesës. Reporterja e famshme e luftës, amerikania LeeMiller, do të shkonte më 1 maj në shtëpinë e Hitlerit në Mynih dhe do të bënte atje disa fotografi që do të mbushnin faqet e gazetave amerikane).

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura