Orë vendimtare për të ardhmen, pritet takimi Mendez-Juventus për Ronaldon

Jul 5, 2021 | 9:53
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë më afër Juves. Agjenti i njohur i portugezit, Horge Mendez, i ka kërkuar klubit italian një zgjatje të kontratës deri në qershor të 2023.

RONALDO 2

Ish-ylli i Realit dhe Mançesterit ka dhe një vit kontratë me bardhezinjtë, por gjatë Europianit emri i tij u përfol shumë, teksa klube si Junajtid apo Parisi, kërkuan shërbimet e tij.

Gazetat italiane shkruajnë se lojtari dhe skuadra italiane nuk janë ulur ende për të biseduar rreth kontratës, diçka që pritet të ndodhë këtë javë.

Aktualisht lojtari është me pushime teksa u eliminua para kohe në kampionatin Europian ndaj Belgjikës në fazën e 1/8-ve.

Lojtari pritet të rikthehet me klubin bardhezi në fund të muajit korrik, edhe pse këta të fundit do të nisin më herët fazën përgatitore për sezonin e ri 2021-2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura