Orë vendimtare për Dejvi Bregun, zbulohen prapaskenat me mesfushorin vlonjat

Sep 28, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

Orë vendimtare për Dejvi Bregun. Fantazisti vlonjat, që prej largimit nga Skënderbeu ka synuar të luajë në një ekip jashtë Shqipërisë, por nuk ka qenë e thënë që ofertat të konkretizohen. Fillimisht refuzoi një klub nga Kazakistani, duke lënë të zhgënjyer drejtuesit e Skënderbeut.

dejvi bregu

Më pas pandemia bëri që të prishej edhe akordi që klubi korçar kishte arritur me suedezët e Hamarbit për të shitur vlonjatin. Përfundimisht mesfushori u largua nga Korça me parametra zero dhe duke qenë futbollist i lirë kishte gjithçka në dorë për të zgjedhur të ardhmen.

Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, pista për të shkuar në Poloni te Zaglebie Lubin u prish dhe në lojë u fut fuqishëm Teuta. Klubi durrsak i ka bërë një superofertë, teksa gazeta e ka publikuar prej ditësh që palët janë afër një marrëveshjeje. Në orët e fundit vlonjati përmes menaxherit të tij ka pritur se çfarë zhvillimesh do të ketë sa i përket një mundësie për transferim në Kroaci.

Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Një klub kroat interesohet konkretisht, ndërsa Teuta pret që Bregu të vijë të firmosë në Durrës. Deri në mbrëmje mund të ketë diçka konkrete. Bregu mësohet se u ka premtuar drejtuesve të Teutës, që në rast se i prishet edhe mundësia për të luajtur në Kroaci, do të vijë në Durrës, aty ku do të gjente ish-shokë skuadre si Blerim Krasniqi dhe Albano Aleksi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura