Orë pas ore/ Protestuesit para Kryeministrisë, nisin fjalimet kundër Ramës

Jan 27, 2018 | 14:15
SHPËRNDAJE

Ka nisur, ashtu si ishte paralajmeruar, protesta masive e therritur nga opozita, kunder qeverise se Rames.

Protestues nga gjithe vendi jane mbledhur bashke, me flamuj kuqezi, te SHBA, BE dhe me parulla te forta kunder “qeverise se krimit”, duke kerkuar largimin nje ore e me pare te Rames.

pro1 pro2

Ora 12:15

Serine e fjalimeve para Kryeministrise, kunder Rames dhe qeverise se tij e ka nisur demokrati, Edmond Spaho. “Me nje jane bashkuar mijera pensioniste, qe prej vitesh nuk njohin rritje pensioni”- tha Spaho, duke numeruar gjithe arsyet qe i ka bere bashke shqiptaret ne kete proteste.

“I bejme thirrje Rames te largohet sa nuk eshte vone, ora e tij ka mbaruar, cdo dite ne qendrimin e tij ne pushtet i rendohet kostoja vendit”- tha ai.

spaho

Ora – 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sapo ka dalë nga selia blu për t’iu Bashkuar protestuesve të cilët janë mbledhur tashmë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të marshuar drejt Kryeministrisë.

basha1

basha

Ajo që dimë është se kreu i demokratëve do të jetë i 11 që do të mbajë fjalën gjatë këtij tubimi.

Ora-11:55

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është bashkuar protestuesve të mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt Kryeministrisë.

Gjatë një prononcimi për mediat Kryemadhi theksoi se ka ardhur koha që ky kryeministër të rrëzohet.

Ora 11:49

Mblidhen protestuesit e pare ne sheshin para zyres se Rames. Ata mbajne ne duar, krahas parullave te ndryshme, edhe flamujte e BE dhe SHBA.

protestapd protestapd1

 

Ora 11:39

Nis marshimi i protestuesve drejt sheshit para kryeministrise. Ne krye mund te lexosh nje parulle te madhe, “Shqiperia ne Europe, pa mafia qeverine”.

protestapd1 protesta pd protestapd2

protesta3 protesta4

Ora 11:09

Nje ore para protestes, duket se gjithcka eshte gati. PD ka shpalosur tashme simbolet e protestes masive. Ne sheshin para kryeministrise, eshte ngritur tashme podiumi ku do te mbahen fjalimet para protestuesve. Kujtojme se nje nder “surprizat” e protestes do te jete edhe fjala e oficerit qe denoncoi lidhjet e Tahirit me Habilajt, Dritan Zagani.

Ora 10:37

Disa te rinj te PD perdoren nje instalacion si kurore mbreterore per mbretin e kanabisit Edi Rama.

simbol1

Kurora eshte me diameter 2 metra dhe ne krye te gureve te cmuar te krimit eshte portreti i Edi Rames.

Sipas PD, kurora eshte simbol i faktor se keto 5 vjet, Edi Rama ndertoi ne Shqiperi Mbreterine e Krimit dhe te Droges.

simbol

 

Ora 10:00

Kreu i demokrateve, Lulzim Basha ka mberritur ne seline blu, nderkohe qe ndajne edhe dy ore nga nisja e protestes masive te therritur nga opozita kunder qeverise Rama.

basha-1-2

Ne hyrje te selise, Basha eshte pershendetur me simpatizante qe ndodheshin aty, ne pritje te nisjes se protestes. BalkanWeb teksa poston foto nga ky moment, rapoton se Basha, ashtu si kishte deklaruar nje dite me pare ka qene i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Aurela.

basha-takon-simpatizantet

Ora 09:45

Policia bashkiake dhe policia e shtetit heqin pankarten per Ardit Gjoklajt. Sipas njoftimit te PD-se nuk kane dhene asnje shpjegim, por kane thene se kemi urdher ta bejme kete.

“Bravo çunat” nuk dhane asnje shpjegim, por thane se kemi urdher ta bejme kete”, thuhet ne njoftim.

Ora 09:28

Portreti gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës, është simboli i viktimës nga mafia e plehrave! Keshtu njofton PD-ja, teksa ka zbuluar nje nga simbolet e protestes se sotme.

arditi
Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.


“Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt. Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, sepse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndërhyrë për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!”- njofton PD.

1

Sipas PD, te rinjte protestues mbajne edhe pranga simbolike.

Ora 09:00

Protestues te shumte janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit, nga veriu në jug drejt Tiranes ne pergjigje te thirrjes se PD dhe opozites kunder qeverise “Rama”.

“News24” raporton se nga qarku Dibër janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona e po kaq edhe nga Shkodra. Ndërkaq nga Gjirokastra mësohet se janë nisur 4 autobusë me rreth 400 persona pa llogaritur mjetet private. Nga Saranda rreth 200 persona dhe 100 nga Delvina.

Nderkohe qe nga Korça janë nisur rreth 2100 protestues të PD dhe 700 nga LSI. Rreth 2000 protestues janë nisur edhe nga Lezha. Raportimet nga Fieri flasin për rreth 3000 simpatizantë dhe qytetarë fierakë që janë nisur drejt Tiranës në protesetë.

08:30

“Panorama” raporton sot se pas marshit drejt Kryeministrise dhe ndalimit para godines se kryeministit qe opozita e cileson kryeministi i narkotrafikut, do te mbahen disa fjalime.

Burime per “Panorama” bejne me dije se permes nje lidhjeje me video, pjese e protestes do te jete edhe oficeri i policise qe denoncoi i pari ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahirin per lidhjet e tij me Habilajt ne trafikun e droges.

Para protestuesve permes nje lidhjeje me video do te flasë Dritan Zagani. Nderkohe qe ne proteste do te jene te pranishem me fjalimin e tyre edhe familjarët e Ardit Gjoklajt, qe humbi jeten ne Sharre.

“Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë, nuk do të jetë as spektakël, do të jetë një protestë madhështore popullore, që do të japë këtë mesazh. Bashkimi i madh i shqiptarëve në këtë protestë do të jetë sinjali më i qartë se kështu nuk do të vazhdohet më, se balanca është zhvendosur përfundimisht në krahun e së mirës, në krahun e shqiptarëve të ndershëm, se nuk ka forcë kriminale, korruptive, banditë të veshur me portofole ministrore apo deputetësh, apo me funksione të tjera zyrtare, të cilët mund të mbajnë më peng Shqipërinë, ekonominë e saj, fëmijët e saj, të ardhmen e saj europiane. Ky do të jetë mesazhi i protestës. Ejani të gjithë! Secili ka hallin, padrejtësinë e vet. Të gjithë bashkohemi në domosdoshmërinë për ndryshim. Dhe nesër do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve për të shpallur nisjen e këtij ndryshimi”, tha dje Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura