ORË PAS ORE/ Grushti i shtetit në Turqi, shkon në 300 numri i viktimave

Jul 17, 2016 | 0:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Tentativa për grusht shteti në Turqi pati pasoja të shumta. Pas dhunës që shoqëroi përpjekjen për marrjen nën kontroll të qeverisë, autoritetet po bëjnë bilancin e situatës. Numër i madh viktimash, mijëra të lënduar dhe arrestime në masë nga ana e autoriteteve, të atyre që u etiketuan “puçistet”.

Stambolli duket se i është kthyer normalitetit mëngjesin e sotëm, kur ura e Bosforit është deklaruar e hapur për kalimin e automjeteve, sipas të kanalit “TRT Haber TV”.

Ata që u tha se ishin mbështetës të grushtit të shtetit, kanë braktisur makinat e tyre ushtarake dhe u dorëzuan, sipas raportit të mediave turke. Ura Fatih Sultan Mehmet e njohur gjithashtu si Ura e Dytë e Bosforit, gjithashtu është rihapur, bashkë me aeroportet.

Për kryeministrin turk, përgjegjës për atë që ndodhi dje është Fetullah Gulen, i cili njihet si kundërshtari më i madh i Erdoganit. Ai tha se Gulen do marrë dënimin e merituar.

ORË PAS ORE:

00:40 Ka shkuar në 300 numri i viktimave nga grushti i shtetit i mbetur ne tentative. Policia turke duke bere te ditur te dhenat me te fundit, ka sqaruar se mes viktimave jane 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë.

Ora 20:07 Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar sot nga SHBA-të që të ekstradojnë klerikun mysliman, Fethullah Gulenin.

Duke folur në një miting në Stamboll, Erdogan tha se kanë qenë forca të huaja ato që kanë tentuar ta kthejnë shtetin turk kundër ushtrisë.

Nga ana tjetër, Fethullah Gulen ka mohuar çdo akuzë apo lidhje të tij me puçin e dështuar ushtarak, ku humbën jetën 265 persona.

Ora 19:09 Kanë dalë dëshmitë e parë të ushtarakëve të arrestuar në Turqi për grusht shteti ndaj qeverisë, i cili u mbyll me 265 viktima.

Kështu, sipas mediave turke, ushtarakët e parë që janë marrë në pyetje kanë qenë pjesëtarë të këmbësorisë.

Disa prej tyre kanë thënë se ata ishin njoftuar për një stërvitje dhe jo për puç ndaj shtetit.

Ora 18:50 Media italiane prestigjoze “Corriere Della Sera” ka publikuar një video ku tregon një telefon celular të një prej puçistëve në Turqi.

Telefoni celular, i llojit smartphone ka edhe një grup chat-i në aplikacionin “Whatsapp” ku mendohet se ishin futur krerët e puçit ushtarak.

Në këtë mënyrë, dyshohet fortë se organizatorët e grushtit të shtetit, kanë përdorur pikërisht “Whatsapp” për t’u koordinuar.

Kujtojmë se këtë vit, “Whatsapp” ka prezantuar masën më të fortë të sigurisë, që i bën mesazhet e palexueshme për palët e treta që tentojnë të përgjojnë.

Ora 17:36 Presidenti Erdogan shfaqet për herë të parë në publik pas puçit ushtarak që dështoi për rrëzimin e tij nga pushteti. Erdogan ka dalë në rrugët e Stambollit duke përshëndetur mbështetësit e tij për kontributin që dhanë për ndalimin e grushtit të shtëtit.

Ora 16:23 Qytetarët turq kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren e djeshme ndaj tentativës për grusht shteti. Demonstruesit kundër grushtit të shtetit janë mbledhur në kryeqytetin turk Ankara teksa mbanin flamuj dhe duke kënduar himnin kombëtar turk. Ja disa imazhe që ka publikuar “TheGuardian”.

3500 2200 (2) 2200 (1) 2200

Ora 16:19 Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar ngjarjet në Turqi dhe tha se Berlini qëndron në krahun e atyre që mbrojtën demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Është tragjike që kaq shumë njerëz vdiqën gjatë kësaj tentative grusht shteti”, tha Merkel para gazetarëve në Berlin. “Gjakderdhja në Turqi duhet të ndalet tani.”

Ora 15:30 Në një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Turqi Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn thanë:

“Ne dënojmë tentativën për grusht shteti në Turqi dhe përsërisim mbështetjen tonë të plotë për institucionet demokratike të vendit. Ne jemi në kontakt me autoritetet turke dhe do vazhdojmë të monitorojmë nga afër ngjarjet. Na vjen keq për humbjen e jetëve dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave si dhe të të lënduarve.

Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës dhe për përmbajtje të vazhdueshme dhe përgjegjësi që të tregohet nga forcat e policisë dhe të sigurisë për të parandaluar viktima të tjera. Tensionet shoqërore mund të adresohen vetëm nëpërmjet proceseve demokratike.

BE-ja qëndron në solidaritet me Turqinë dhe popullin turk.

Ora 15:10 Pas akuzave direkte të Turqisë zyrtare ndaj Fetullah Gulen si përgjegjës për grushtin e shtetit në Turqi, që la pas deri tani 265 viktima, SHBA ka dalë me deklaratë përmes sekretarit të Shtetit, Kerry.

Sekretari i Shtetit, John Kerry ka deklaruar nga Luksemburgu se nuk ka deri më tani asnjë kërkese nga ana e Turqisë për ekstradimin e Gulen. Kerry ka thënë se Turqia duhet të dorëzojë çdo provë që ka ndaj Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzoi në mënyrë indirekte, se ishte ai pas grushtit të shtetit.

Ora 14:12 Bordi i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Turqi (HSYK), pushon nga puna 2,745 gjyqtarë dhe ka larguar pesë anëtarë nga ‘HSYK’. Kjo u vendos në një takim të jashtëzakonshëm të shtunën, pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti.

452

Ora 14:00 Rreth 100 anëtarë të personelit ushtarak turk janë arrestuar në bazën ajrore Dijarbakër në lidhje me përpjekjen e dështuar për grusht shteti, raporton “Daily Sabah”.

Të paktën 1,563 veta, personel i ushtrisë u arrestuan në të gjithë Turqinë të shtunën pas një përpjekje për grusht shteti, sipas Ministrisë së Brendshme. Ministria gjithashtu pezulloi edhe 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë.

Ora 13:00 “RT”, raporton shifrat e fundit të përditësuara nga Turqia. Flitet se janë 265 viktima, mbi 2,800 të arrestuar, dhe rreth 1,440 të plagosur. Megjithatë shifrat nuk janë zyrtare.

Ora 12:55 Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka dërguar mesazhe në masë në telefonat celular të qytetarëve turq, duke i kërkuar të “ngrihen” për demokracinë dhe paqen.

Mesazhi i cili erdhi nga “RT Erdogan” dhe mbante emrin e tij të plotë, Rexhep Tajip Erdogan, gjithashtu i bënte thirrje njerëzve që të dalin në rrugë kundër një “kuadri të ngushtë” personash që nuk duan demokracinë.

Ora 12:50 “Reuters” raporton se një grup anti-Qeveritar turk ka marrë peng një fregatë dhe kreun e flotës turke në bazën detare Gölcük të Turqisë.

tureu
57897375c03c0e595ce8f314

Ora:12:20 Një helikopter ushtarak me 8 persona në bord, prej të cilëve 7 ushtarë në mbështetje të pucisteve dhe një person civil janë arrestuar pas zbritjes në Aleksandropolis në Greqin veriore. Helikopteri kaloi kufirin turk ne tentative, nderkohe qe ‘te arratisurit’ tentonin të kerkon azil politik ne shtetin grek.

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia ka kërkuar ekstradimin e ushtarëve, ndërsa autoritetet greke thanë se janë të gatshëm për të bashkëpunuar me Turqinë.

Ora 11:38 Kryeministri truk ka deklaruar me emër konkret përgjegjësin e asaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Turqi. Sipas tij, ai është Fetullah Gulen dhe do të marrë dënimin e merituar.

“Arrestimet janë në zhvillim e sipër ndaj smund të jepen detajet të sakta as lidhur me numrin e viktimave. Dënimi kapital është hequr nga Kushtetuta turke, sot do të ketë një mbledhje tjetër dhe do diskutojmë hapat lidhur me këtë ngjarje apo për të parandaluar një situatë të tillë për të ardhmen, duhen marrë masa duhet ti diskutojmë bashkë me liderët e tjerë të partive. Sipas informacioneve tona qeveritare, dhjetra janë plagosur por shifrat do rishikohen dhe do bëhen me dije për ju.

Sic e thashë edhe më parë Fetullah Gylen është përgjegjësi për të gjithë këtë situatë. Do merren masa lidhur edhe me këtë. Ky person mbështet këtë lloj terrorizmi, organizata terroriste, nuk e di se cili vend mund ta mbështesë Gulenin, duke marrë parasysh cfarë ndodhi si mund të mbështesin këtë njeri. Miqtë e vërtetë do shohin si qëndron e vërteta, ai do marrë dënimin që meriton pas gjithë kësaj”.

Ora 10:51 Lajmet e fundit flasin per rritje te bilancit te viktimave, plot 194 vete. Nga ata, 41 zyrtare te policise, dy ushtare, 47 civile dhe 104 persona te pershkruar si pucistet. Dekataten e shefi i shtabit, gjeneral Umit Dundar.

Ora 10:30 Ushtria turke thotë se janë vrarë 104 pucistë gjatë tentativës për grusht shteti, citon AFP.

Ora: 09:00 Sipas qeverisë që ka marrë tashmë kontrollin të vdekurit janë 90, 42 vetëm në Ankara, 1563 personat e arrestuar. Lajmin e ka dhënë ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag. e raporton Corriere.it.

Ora: 08:45 Shefi i policisë Celalettin Lekesiz thotë se 16 pjesëmarrësit në grusht shteti janë vrarë, 250 janë arrestuar.

Ora 08: 31 Një zyrtar është cituar duke thënë se 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë janë shkarkuar nga postet e tyre ushtarake.

Ora 08: 00– Hapen aeroportet. Në Stamboll u hap edhe ura e Bosforit, e mbyllut gjatë natës, duke bllokuar qarkullimin. Kanë nisur fluturimet nga aeroporti Ataturk i Stambollit.

Ora 07:56 Bilanci i viktimave ka ardhur në rritje. Mediat e huaja raportojnë se numërohen së paku 60 viktima, mes të cilëve edhe civilë.

Ora 07:40 – Komandanti i Forcave të Armatosura turke, gjenerali Hulusi Akar, që u njoftuar se ishte marrë peng gjatë natës së grushtit të shtetit është liruar dhe dërguar në një vend të sigurtë.

Ora 07.30 – Apeli i Erdogan. Një SMS dërguar turqve për të dalë në rrugë, kundër forcave të grushtit të shtetit, nga një numër që u identifikua si i presidentit Erdogan. Në mesazh dënohet grushti i shtetit, si goditje ndaj popullit si në vitet ’70. 

Ora 02:50 Organizatorët e grushtit të shtetit në Turqi po bëjnë përpjekjet e tyre të fundit. Ushtarët kanë marrë pengje në televizionin CNN turk dhe gazetën “Hurriyet”.

Ora 02:38 Presidenti i Turqisë, Erdogan ndodhet në aeroportin “Ataturk” të Stambollit dhe pritet të dalë para qytetarëve për të mbajtur një fjalim në sheshin “Taksim”.

Ora 02:23 Zyrtarët e Turqisë shprehen se liderët kryesore të ushtrisë e kanë kundërshtuar përpjekjen për organizimin e një grushti shteti. “Disa elementë të Forcës Ajrore dhe Xhandarmërisë turke organizuan përpjekje”, tha një zyrtar turk për CNN. “Shefi i marinës dhe gjenerali në detyrë i Divizionit të Parë të Ushtrisë kanë dalë kundër grushtit të shtetit”.

Zyrtarët kanë urdhëruar tërheqjen e tankeve nga aeroporti dhe rrugët si shenjë për dështimin e grushtit të shtetit.

“Nuk mendojnë se është planifikuar prej shumë kohësh. Kryeministri ndodhet i sigurt në Ankara”.

01:46 Forcat e sigurisë kanë nisur arrestimin e forcave të ushtrisë të përfshirë në përpjekjet për organizimin e një grushti shteti.

01:41 Grushti i shtetit në Turqi duke se është zmbrapsur. Mediat turke kanë publikuar pamje ku pjesëtarë të ushtrisë i dorëzohen forcave të policisë.

Gjithashtu, mediat turke duke iu referuar burimeve të Shërbimit Inteligjent thonë se përpjekjet për grusht shteti kanë marrë fund tashmë dhe se çdo fluturim i mjeteve ushtarake do të qëllohet pa paralajmërim.

turqiaaa

Ora 01:17 Presidenti i SHBA-së, Barack Obama në një reagim mbi atë që po ndodh në Turqi, ka deklaruar se të gjithë palët duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

01:10 Një helikopter i ushtrisë raportohet se është rrëzuar në Ankara nga përplasja mes ushtrisë dhe policisë.

Ora 01:08 Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu i ka thënë “Al Jazeera” në një intervistë se tentativa për grusht shteti është përdorur me “metoda të paligjshme” dhe përbën “një sulm kundër demokracisë”.

Nga Neë York Times, Davutoglu tha: Stabiliteti i Turqisë do të thotë stabiliteti i shumë vendeve të tjera, si dhe stabiliteti i Turqisë do të thotë stabiliteti i një strehe të sigurt të miliona refugjatëve. Nëse dëmtohet, efekti domino nuk mund të parandalohet”. Davutoglu në mënyrë të përsëritur theksoi se grushti i shtetit është duke u udhëhequr vetëm nga një “klikë” në ushtri dhe tha se pritet që grushti i shtetit të dështojë.

“Gjatë gjithë jetës sime kam parë shumë përpjekje nga këto lloje klikash në ushtri,” tha ai. “Ata nuk ishin në gjendje të kenë sukses për një kohë të gjatë dhe, pas kaq vitesh, jam i sigurt se ne do të mbrojmë dinjitetin tonë, demokracinë tonë.”

Ora 01:05 “CNN Turk” shkruan se ka edhe 17 policë të vdekur, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Ora 00:56 Mediat turke raportojnë se ushtarët kanë qëlluar në ajër duke mos lejuar që njerëzit të kalojnë urën e Bosforit në Stamboll, ku disa persona kanë mbetur të plagosur. Zv.kryeministri Numan Kurtulmus tha live në televizion se AK është ende në krye të drejtimit të vendit.

Ora 00:41 Tanket kanë hapur zjarr afër parlamentit turk, raporton ‘Reutes’. Ndërsa vazhdojnë të shtënat në Ankara dhe Stamboll. Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet që një polic debaton me një ushtar.

Ora 00:35 Federica Mogherini shkruan në Tëitter: Në kontakt të vazhdueshëm me Delegacionin e BE-së në Ankara dhe Bruksel nga Mongolia. Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respekt për institucionet demokratike #Turkey.

Ora 00:34 Ministri turk për Çështjet e BE-së, Omer Çelik, i bëri thirrje ushtarëve për të mos iu bindur urdhrave që iu jepen për grusht shteti. Ai e bëri këtë koment në transmetuesin “NTV”.

Ora 00:30 Ja video e njerëzve të mbledhur në “Sheshin Taksim”:

Ora 00:04 Një burim nga Presidenca ka thënë: “Kjo është një përpjekje për grusht shteti nga lëvizja Gulen”, raporton “The Guardian”. Ora 23:53 Pas lidhje me televizionin turk NTV përmes FaceTime, Erdogan ka mbajtur dhe një deklaratë për mediat. Ora 23:50 Raportimi më i fundit flet se Erdogan është nisur me avion për në Gjermani. Teksa gjatë raportimit live me “CNN Turk”, Erdogan iu ndërpre sinjali kur fliste. Ora 23:45 Një burim pranë Bashkimit Evropian i ka thënë “Reuters” se, grushti i shtetit duket i mirë organizuar nda një trup substancial i ushtrisë dhe jo vetëm nda disa kolonelë. Ora 23:40 Përpjekja për grusht shteti në Turqi përfshin një pjesë të konsiderueshme të ushtrisë dhe “jo vetëm disa kolonelë”. Kështu tha një burim i Bashkimit Evropian që po monitoron ngjarjet në vendin kandidat për në BE, raporton “Reuters”. “Duket si një grusht shteti relativisht i orkestruar dhe me një grup të konsiderueshëm të ushtrisë, jo vetëm të disa kolonelëve”, ka thënë burimi për “Reuters”. Një diplomat evropian tha se ai merrte pjesë në një darkë me ambasadorin e Turqisë në një kryeqytet europian, kur mbrëmja u ndërpre nga mesazhet në telefonat e tyre celular. Ora 23:33 “The Guardian:” raporton se qytetarët turq kanë reaguar pas përpjekjes për grusht shteti nga ushtria dhe kanë nisur të dalin në rrugë anembanë Turqisë. njeresit rruge Ora 23:29 Erdogan në lidhje direkte me “CNN Turk”: Nuk jam aspak i shqetësuar, gjithcka do të shkojë mirë. Përgjegjësit do të paguajnë për këtë krim. Ftoj njerëzit të dalin në rrugë të përballen me këtë krim. Sigurisht që do kthehem në Ankara. Forcat qeveritare do të marrin pushtetin. “Ne do ta kapërcejmë të gjithë këtë”, tha presidenti turk duke thënë se grushti i shtetit është vepër e një pakice. “Unë jam ende president i Turqisë…Kundërshtoni grushtin e shtetit në rrugë dhe në aeroporte,” shtoi Erdogan. 13689673_10209910416902843_729132258_n Ora 23:25 “Hyrriet” raporton e Erdogan ka mbërritur në aeroportin “Ataturkt” të Stambollit. Ora 23:24 Kreu i degës së Stambollit të partisë në pushtet, AK, thotë se ushtarët hynë në ndërtesën e partisë dhe u kanë kërkuar atyre që të largohen, raporton “CNN Turk”. Ora 23:15 “Sky Neës” raporton se ka pasur përplasje mes policisë dhe ushtrisë. Korrespondetja nga Stambolli thotë gjithashtu forcat e policisë që ruajnë pallatin presidencial janë çarmatosur.

ushtria brenda ambienteve te televizionit shteteror
ushtria brenda ambienteve te televizionit shteteror

Ora 23:14 Mediat turk raportojnë një dyndje të qytetarëve në radhë për të tërhequr para nga bankomatet pas situatës së krijuar në vend. Nga ana tjetër, raportohet se monedha turk ka pasur një rënie të fortë. atm Ora 23:08 Presidenca turke e ka cilësuar grushtin e shtetit si sulm kundër demokracisë së Turqisë. “Deklarata e bërë në emër të Forcave të Armatosura nuk ka autorizimin e komandantit të ushtrisë. I kërkojmë botës që të solidarizohet me popullin turk”, raportojnë mediat turke.ista-U431201038627392KZC-U432001093531384qV-992x477@Corriere-Web-Nazionale Ora 23:00Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry thotë se shpreson se do të ketë paqe, stabilitet dhe unitet në Turqi pas raporteve se po ndodh një grusht shteti i drejtuar nga ushtria. Ora 22:50 Ushtarët kanë hyrë në ndërtesën e televizionit turk publik TRT në Ankara, raporton Reuters.   Mediat turke shkruajne se ushtria ka marre ne dore kontrollin e qeverise Ora 23:00 Mediat turke raportojnë se gjenerali i ushtrisë turke është marrë peng. Burime të besueshme, për CNN turk thanë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Hulusi Akar është marrë peng.

gjenerali qe thuhet se eshte marre peng
gjenerali qe thuhet se eshte marre peng

Ora 22:40 Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, ushtria turke e konfirmon këtë gjë por konfirmim zyrtar nuk ka. _90413467_mediaitem90413312 “Rendi kushtetues, demokracia, liritë dhe të drejtat e njeriut u vendos përsëri. Gjykatat përsëri do bëjnë drejtësi në vend; rivendoset rendi i sigurisë publike; Qëllimi i kontrollit të vendit u realizua plotësisht. Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe angazhimi ynë mbetet i vlefshëm. Me të gjitha vendet e botës, ne shpresojmë që të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. 1976 Ora 22:30 Ka raporte për të shtëna në të gjithë kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan edhe jashtë selisë së policisë në Stamboll dhe tanket thuhet se janë stacionuar jashtë aeroportit të Stambollit. Të gjitha fluturimet janë anuluar. Ora 22:20 “CNN Turk” raportoi se presidenti Rexhep Tajip Erdogan ishte “i sigurt”, por nuk dha hollësira. *** Ora 22:10 Kryeministri i vendit ka përmendur “grusht shteti”. Një helikopter ushtarak ka hapur zjarr në Ankara ku ndodhen zyrat qëndrore të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës turke. Ndërkohë në qiellin e Ankarasë fluturuan avionë dhe helikopterë të ushtrisë. 578945d7c46188da348b456e Sipas raporteve në Tëitter, autoritetet kanë mbyllur dy urat në Bosfor, ku gjithashtu janë parë avionë ushtarakë duke fluturuar. Kryeministri i Turqisë e ka quajtur ngjarjen një “veprim të paligjshëm” nga një “grup” ushtarak, dhe nuk ka pranuar ta quajë “grusht shteti”, por një tentativë për “grusht shteti”. cnn2 cnn1 Kryeministri turk Yildirim duke folur për agjencinë e lajmeve “NTV” tha: “Kjo është një përpjekje për grusht shteti, ne nuk do të lejojmë që kjo përpjekje të fitojë. Ne do të mbështesim demokracinë. Në të vërtetë, ne qëndrojmë për mundësinë e një revolte. Qytetarët nuk do të lejojnë asnjë veprim që dëmton demokracinë. Përgjegjësit do paguajnë çmim të lartë për këtë. Republika e Turqisë, e zgjedhur nga qytetarët e kombit po punon dhe është me vullnetin e popullit. Le të rrëzohet, por të bëhet me vendimin e këtij kombi që të jetë i njohur. Kjo përpjekje që është bërë, është çmenduri…Le ta dinë .. nuk do të lejojmë çmenduri të tilla”,- tha ai. Shërbimi i Facebook dhe Tëitter janë mbyllur në Ankara. kzNcY_1468610181_3372 we7F4_1468610147_4307 Mediat lokale, raportojnë se i gjithë personeli i sigurisë është thirrur me urgjencë në punë. vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura