“Orakulli” Eduart Rroca, parashikoi fitoren ndaj Kukësit me një… nuse pashke

Mar 15, 2018 | 10:13
SHPËRNDAJE

Eduart Rroca e parashikoi fitoren e djeshme ndaj Kukësit disa minuta përpara se të niste takimi. Në një kohë që skuadra bluzi kishte dalë në fushën e blertë duke u njohur me terrenin, një nuse pashke ndalon në dorën e majtë të mesfushorit.

ggtr

Rroca nuk e humbet rastin dhe fotografon këtë moment duke e postuar më pas në “Instagram”. “Fati për sot”, shkruan Rroca në diçiturën që shoqëron foton.

Dhe në fund, Luftëtari ia doli të fitonte në përballjen me Kukësin. Por, fati duket se nuk ishte personalisht me mesfushorin. Ky i fundit goditi shtyllën në një rast në pjesën e dytë.

Rroca

Megjithatë, kur në fund skuadra siguron 3-pikëshin, fati personal nuk ka shumë rëndësi. Luftëtari bëri një paraqitje shumë të mirë në takimin e djeshëm duke përmbysur disavantazhin me Kukësin dhe mori një fitore me shumë vlera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura