“Ora e Tokës 2015”, Shqipëria fik dritat për 60 minuta (FOTO)

Mar 28, 2015 | 21:00
SHPËRNDAJE

Shqipëria i është bashkuar për të 7-in vit rradhazi nismës “Ora e Tokës”, ku për 60 minuta nga ora 20:30 deri në 21:30 fikën dritat. Në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet u mbajtën aktivitete me rastin e kësaj ngjarje.

Pamje nga aktivitetet e zhvilluara në “Sheshin Skënderbej”

Kjo ngjarje është konfirmuar si aktiviteti mjedisor me pjesëmarrje më masive në glob. Eventi sensibilizues kulmon të shtunën e fundit të marsit, 28 mars, në orën 20:30, kohë kur pritet që të gjithë të fikim dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike për 60 minuta. 

“Ora e Tokës” është një nismë kundër ndryshimeve klimatike. 

Pamje nga aktivitetet e zhvilluara në “Sheshin Skënderbej”

Ky cilësohet si nisma më e madhe mjedisore që nga viti 2007, kohë kur u lançua “Ora e Tokës”në Sidnei nga “World Wilde Life Fund”.

Rreth 2 miliardë banorë në të gjithë globin pritej që sot të fiknin dritat në 154 shtete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura