“Opozita të japë alternativa, por ta harrojë se do pengojë procesin”- Rama: Të votohet sa më parë ligji zgjedhor, për t’i hapur rrugën…

Sep 19, 2020 | 17:22
SHPËRNDAJE

Nga Gjermania ku është zhvilluar një vizitë, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.

Referuar deklaratave të opozitës së drafti i paraqitur nga përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin Politik Damian Gjiknuri flet për lista të mbyllura 100%, Rama thotë se propozimi është mbështetur në modele të vendeve që kanë sistemin e listave të hapura.

Kryeministri kërkoi që të mos humbet kohë por të votohet ligji zgjedhor për t’i hapur rrugën implementimit të sistemit  për identifikimin elektronik.

“Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin siç e ka zakon, duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë. Nuk ka më kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi”, theksoi ndër të tjera Rama.

Pyetje: Propozimi i Damian Gjiknurit për Lista të hapura duket se nuk është pritur mirë nga opozita, e cila e ka konsideruar këtë propozim si një mundësi që këto lista të jenë më shumë të mbyllura.

Rama: Propozimi nuk është asnjë shpikje. I referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura. Cdo propozim është i diskutueshëm. Uroj dhe shpresoj që opozita jashtëparlamentare të mos humbasë kohë siç e ka zakon sepse koha nuk pret. Zgjedhjet janë në 25 prill. Votimi i një ligji zgjedhor është vetëm hapja e një procesi ku pastaj do duhet të zbatohet ligji zgjedhor.

Të mos harrojmë se ne ligjin zgjedhor kemi edhe sistemin për identifikimin elektronik dhe sa më shumë humbitet kohë, aq më pak bëhet i mundur implementimi i këtij sistemi.

E përsëris. Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin siç e ka zakon, duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë. Nuk ka më kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura