Opozita takon Mogherinin, kritikon përmendjen e Tahirit vetëm me një fjali në progres-raport

Apr 18, 2018 | 20:17
SHPËRNDAJE

Perfaqesues te opozites jane takuar sot me zyrtaren e larte te Komisionit Europian, Federica Mogerini ne zyrat e BE-se ne Tirane.

Ne perfundim te takimit, i cili zgjati me shume se 30 minuta, nenkryetari i PD-se, Edi Paloka u shpreh se gjate takimit u shpreh pakenaqesia per faktin se rasti i Tahirit permendej vetem me nje fjali ne progres- raport.

opozita me mogherinin

“Ajo që ne i kërkuam zonjës Mogherini ishte që KE në të ardhmen të jetë më vëzhgues dhe më transparent. Ajo që i deklarova është se e vërteta dhe zgjidhja e probleme është ajo që do e ndihmojë Shqipërinë dhe jo fshehja e tyre. Ka raste si ai i Tahirit që është vërtetuar i lidhur me drogën dhe ka kaluar vetëm me një fjali”, u shpreh Paloka.

Ndersa Kryemadhi u shpreh se i kishte kerkuar Mogherinit per te ndikuar ne lirimin e 11 kuksianeve qe mbahen ne burg pasi protestuan per vendosjen e traut ne Rrugen e Kombit.

“Duke pasur parasysh falënderimet për KE duke i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për herë të dytë, kjo dritë i jepet dhe klasës politike për të reflektuar. I kërkuam Mogherini-t ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore t’i kërkojë Ramës të lirojë 11 kuksianët që mbeten të arrestuar në mënyrë të padrejtë. Ajo që dua të themi është se sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe ta shohin BE sa më pranë. Mogherini na falënderoi dhe opozitën si bashkëvepruese në këtë proces. Opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj, për t’i dhënë më shumë shqiptarëve dhe jo mazhorancës,” theksoi kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ne perfundim te takimit me Mogherinin.

Mungon në takimin me Mogherinin, por ja ku do takohet Basha me zyrtaren e BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk eshte i pranishem sot ne takimin me perfaqesuesen e larte te BE-se, Mogherini, e cila do te dorezoje te opozita progres raportin dhe rekomandimin e KE per hapjen e negociatave.

Por, burime zyrtare nga PD-ja, bejne me dije se kryedemokrati dhe Mogherini do te zhvillojne nje takim te shkurter mes tyre ne Rinas.

basha_mogherini_20520-640x427

Basha vijon ditën e tretë të vizitës në Gjermani dhe do te kthehet ne mesdite ne Tirane. Nderkohe qe ne takim me Mogherinin kane qene nenkryetari i PD-se, Edi Paloka dhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.

“Ne takimin me Mogherinin ne oren 12.00, tek zyrat e Delegacionit, do te jene nenkryetari Edi Paloka dhe nenkryetari i Komisionit te Jashtem Tritan Shehu”- njofton PD-ja, e cila thekson se Kryedemokrati do te zhvilloje nje takim ne Rinas me shefen e politikes se jashtme te BE.

Takimet e Bashes 

Kreu i PD-se, Basha ka zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Takime të vecanta me Johann Wadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski dhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker.

Në këto takime kryetari i opozites ka argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Një ditë më parë kryetari I PD e përshëndeti nga Berlini rekomandimin e KE për Shqipërinë
“Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është një vendim i rëndësishëm që i paraprin takimit të Këshillit Europian në 28-29 qershor 2018, kur vendet anëtare do të vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Para së gjithash, ai është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë.

Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore Europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Zhvillova seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme. Pata takime të vecanta me Johann Ëadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski. Takime të rëndësishme zhvillova edhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker.

Shpresoj që këto takime të kenë kontribuar sadopak që qeveria gjermane dhe Bundestagu të mbështesë dhe votojë pro hapjes së negociatave, duke i hapur rrugën votës pro të Gjermanisë në qershor. Sikurse shpresoj që edhe Franca dhe Hollanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëve për të qënë pjesë e BE-së.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura