“Opozita nuk do e votojë në Kuvend, i hapet rrugë parave të drogës”/ Eksperti i ekonomisë në PD: Ja pse amnistia fiskale është e destinuar të dështojë!

Jan 17, 2023 | 16:16
SHPËRNDAJE

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti shprehet i bindur se nisma për amnistinë fiskale nuk do të votohet në Kuvend. Sipas tij, mazhoranca nuk i ka 84 votat që duhen për të kaluar një nismë të tillë dhe shton se opozita nuk do t’i shesë kartonat e saj në Kuvend.

Në një intervistë për Panorama TV, Teliti deklaroi se duhen plotësuar 3 kushte që të miratohet një nismë e tillë. Ai shtoi se duhet arritur një konsensus qytetar dhe të dhomave të tregtisë e biznesit, të ketë konsensus politik dhe më pas konsensus ndërkombëtar.

Eksperti i ekonomisë në PD thotë se në asnjë nga këto raste nuk ka një konsensus.

Teliti: Nevojitet që të konkretizohen 3 elementë. Një konsensus i plotë politik, që kur të ketë rotacione politike të mos bëhen ndryshime. Kur bëhet amnisti fiskale dhe penale që emigrantët të ligjërojnë paratë që janë gjeneruar nga burime të ndryshme, të ketë një konsensus dhe nga ndërkombëtarët.,

Asnjë nga këto nuk gëzon konsensus. Kemi dhomat e biznesit dhe të tregtisë që janë shprehur kundër. Kemi politikën. Opozita shqiptare është shprehur kundër amnistisë. Kemi SHBA-në, BE-në, Mbretërinë e Bashkuar që janë shprehur kundër, FMN kundër. Një amnisti që nuk gëzon mbështetjen e vendasve, politikës dhe institucioneve ndërkombëtare,m është e destinuar të dështojë.

Hapet një dritare e madhe për të ligjëruar paratë e korrupsionit dhe drogës. Nuk shqetësohemi për paratë gri. Por kur hgapet kjo derë për të përfshirë emigrantët, për të ligjëruar pa asnjë filtër dhe kontroll paranë që vjen nga droga, është e papranueshme. Unë kam jetuar vetë jashtë. Nuk njoh asnjë që të ketë bërë 2 milionë euro me punë të ndershme. Për legalizimin e këtyre parave, nuk kemi pse. Prishin paqen sociale dhe shkatërrojnë konkurrencën e lirë.

Pyetje: Po pasojat që do sillte në ekonomi?

Teliti: Një nismë e tillë nuk do miratohet. I duhen 84 vota në Parlament, mazhoranca nuk i ka. Nëse presin të blenë kartona, kjo s’do ndodhë. Amnistia, kështu siç është prezantuar, nuk ka për të marrë asnjë karton të opozitrës në Kuvendin e Shqipërisë. Këtu po i bëjmë një shërbim vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura