Opozita në bojkot, maxhoranca zgjat mandatin për komisionin “Tahiri”, deputetët që votuan kundër

Sep 6, 2018 | 13:43
SHPËRNDAJE

Kuvendi i  Shqipërisë i është përgjigjur sot kërkesës së drejtuar nga Partia Demokratike, që kërkonte shtyrje të hetimeve për Komisionin Hetimor  Parlamentar kundër Saimir Tahirit.

Ditën e djeshme në një kërkesa zyrtare, kreu i këtij komisionin, Edi Paloka, kërkonte shtyrje të veprimtarisë së këtij komisioni, pasi sipas tij hetimet ishin penguar.

Komisioni-parlamentar per tahirin

Sot Kuvendi hodhi në votim kërkesën e PD, edhe pse kjo e fundit së bashku me partitë e tjera opozitë  nuk ishte në votim.

Me 73 vota pro, 3 kundër dhe dy abstenim, është miratuar zgjatja e hetimeve për Komisionit Hetimor Parlamentar  për Saimir Tahirin.

“Panorama” mëson se votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Ndërsa Votat abstenim ishin Alket Hyseni dhe Elena Xhina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura