Një dekadë më parë, raporti i presidentëve dhe i klubeve ka qenë shumë më ndryshe sesa sot. Nëse tani, thuajse të gjithë janë “të bindur” ndaj FSHF-së dhe Dukës, atëherë Xhani, Bizhdili, Halili, Laze dhe Ismaili (i Shkumbinit), formuan G6-ën e famshme dhe e vunë Dukën në vështirësi të mëdha.
Debati ishte për të drejtën televizive dhe klubet opozitare u bënë bashkë për të kundërshtuar presidentin e FSHF-së. Madje, thuhet se Duka vite më vonë e ka pranuar se ai ka qenë një nga momentet më kritike në krye të FSHF-së, aq sa kishte menduar edhe dorëheqjen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al