Opozita kosovare: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë Mustafa-Thaçi

Feb 14, 2016 | 8:53
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare në vend janë shprehur të vendosur për të protestuar deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

op_1455433594-236230Sipas tyre, opozita me përkrahjen e qytetarëve ka arritur që ta ndalë Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin, ndërsa tani,sipas tyre, do t’ia dalin që ta rrëzojnë Qeverinë. Këto qëndrim opozitarët e kanë shprehur të shtunën në një tubim me qytetarë në Prishtinë.

Ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është shprehur i bindur se protesta e 17 shkurtit do të jetë edhe më masive sesa ajo e 9 janarit, të cilën ai e quajti si më të madhën që nga paslufta.

“Protesta e 9 janarit ka qenë më e madhja në Kosovën e pasluftës.

Ne duhet ta thyejmë këtë rekord më 17 shkurt… Serbia nuk ka hasur në rezistencë nga Qeveria e Kosovës, kjo është fatkeqësia e vendit tonë, por ka hasur në rezistencë vetëm nga opozita e bashkuar. Republikën e Kosovës nuk e mbron Qeveria, madje ajo nuk është as neutrale, ajo po e mbron ‘Zajednicën’ e Serbisë”, ka potencuar Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura