Opozita kërkoi debat për ndihmën ekonomike, ja çfarë vendosi Kuvendi

Feb 22, 2018 | 11:38
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike depozitoi pak ditë më parë në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

Pas kërkesës së PD, sot është mbledhur konferenca e Kryetarëve, e cila ka vendosur që ky debat të zhvillohet.

rama-kuvend

Sipas informacioneve debati do të zhvillohet në datën 15 mars, për shkak të axhendës së kryeministrit.

Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e Ramës në dy javët e ardhshme, pasi do të jetë jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura