Opozita e re bëhet ‘pishman”, firmosën për rritjen e pragut elektoral në 5%, Hajdari: Të ulet në 2%. E kërkuan deputetët e tjerë, jo…

Jul 13, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

KEshilli Politik-Hajdari-Gjiknuri (1)Opozita e re në Parlament tërhiqet nga propozimi i saj për rritjen e pragut elektoral në zgjedhjet e ardhshme.

Në propozimin e ndryshimeve kushtetuese e firmosur nga 29 deputetët të pakicës në Kuvend, vetë deputetët e opozitës së re propozuan që pragu elektoral nga 3% që është aktualisht, të rritej në 5%.

Por pas diskutimeve, përfaqësuesit e opozitës së re, janë tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i firmosur nga vetë ata, teksa kanë kërkuar që pragu të ulet në 2%.

Në emër të Grupit Parlamentar të Demokratëve, Korab Lita ka thënë se propozimi i tyre për rritjen e pragut në 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushton hendekun.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Rudina Hajdari ka thënë se propozimi i rritjes së pragut nuk ka ardhur nga grupi i demokratëve, por nga deputetët e tjera.

“Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri”, tha Hajdari.

za-768x541

Qëndrimet e opozitës së re

Korab Lita: Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme, por 2% të votave të vlefshme.

Myslim Murrizi: Edhe unë mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës. Që paragrafi 2 i nenit, të ndryshojë pragu. Në propozimin fillestar ka qenë 5%. Por në ndonjë mbledhje tjetër të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%.

Rudina Hajdari: Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura