“Opozita e gatshme për…”- Basha kërkon sërish zgjedhje të parakohshme: E vetmja rrugë për daljen nga kriza

Nov 19, 2019 | 12:36
SHPËRNDAJE

bashaPër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha e vetmja zgjidhje për daljen nga kiza është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe vendore në të njëjtën ditë.

“Nuk ka asnjë alibi për opozitën dhe shqiptarët për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet vendore kushtetuese në një ditë si e vetmja rrugë për daljen nga kriza. Do marrim hapat e nevojshëm si opozitë për zgjidhjen  krizës që po shkatërron shpresën e shqiptarëve”, tha Basha.

Më tej krye demokrati u shpreh se qeveria po e përdor shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore për t’i hedhur hi syve faktorit ndërkombëtar.

“Shtyrja e afatit të komisionit të Reformës zgjedhore është për ti hedhur hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Opozita nuk e mbështet shtyrjen për kalendat greke të Reformës zgjedhore. Javën e ardhshme opozita do të paraqesë propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Për opozitën propozimet do jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit”.

Më tej, Basha theksoi se PD prej dy muajsh është shprehur e gatshme për zgjidhjen e krizës nëpërmjet dialogut, por është refuzuar nga Rama.

“Domosdoshmëria e zgjidhjes së krizës. Prej më shume se 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmërinë për të kontribuuar përmes një dialogu transparent për një reformë zgjedhore dhe zbatimin e saj siç e kërkon Bundestagu.  Prej më shumë se 4 muajsh Rama e ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar të ofruar se paku në 8 raste nga afati ndërkombëtar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura