Opozita e Bashkuar do mbledhjen e Këshillit Politik nesër, ja kërkesa për kolegët

Sep 21, 2020 | 19:56
SHPËRNDAJE

Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, mbyllur sigurisht pa dakordesi mes paleve, Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik.reforma

Me nje kerkese, ajo u drejtohet kolegeve te ketij Keshilli, duke e njoftuar per mbledhjen qe deshiron te mbahet te marten ne oren 12:00.

Kerkesa

Te nderuar kolege,

Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, dt. 18.09.2020, kerkojme mbledhjen e Keshillit Politik per neser, e marte dt. 22.09.2020, per ne ora 12.00.

Me respekt,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Ne mbledhjen e fundit, qe deshtoi pa dakordesi, demokrati Bylykbashi në fjalën e tij tha se me sjelljen që PS po demonstron në këto dy mbledhje të Këshillit Politik po shkel të dyja marrëveshjet, si atë të 14 janarit, edhe atë të 5 qershorit.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshill tha se kërkesa e opozitës për të marrë një mendim ekspertize nga OSBE/ODIHR është vetëm një tentativë për zvarritje.

Sipas tij, opozita po kërkon që të krijojë një krizë artificiale për të justifikuar frikën e saj nga zgjedhjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura