Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Po diskutohet një projekt i mafies së naftës

Apr 26, 2018 | 12:24
SHPËRNDAJE

Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së kanë braktisur sot mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do të miratohet ndihma ekonomike dhe kalimi i disa pronave të Bashkisë te privatët për ti zhvilluar dhe më pas ky institucion do të marrë mbrapsht sipërfaqen e tij.

keshilli bashkiak tirane

Këshilltarët e LSI-së i kërkuan kreut të Këshillit, Aldrin Dalipi që të respektohet vendimi i Gjykatës Administrative e cila e ka shpallur të pavlefshëm betimin e 6 këshilltarëve të PS-së.

Përfaqesuesi i të djathtëve në këshillin bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të këshillit bashkiak dhe kreut të bashkisë, Veliaj.
Ai ka theksuar se nuk mund të rrinë në një sallë ndërkohë që brenda saj ka ende 6 këshilltarë me mandate false, të cilat janë bërë nul nga gjykata e Tiranës.

“Prania e tyre hedh në erë legjitimitetin e Këshillit bashkiak dhe cdo vendimi që merret aty. Sot po diskutohen dy akte kriminale kundër qytetit. I pari; projekti i sponsorizuar nga mafia e naftës për të gllabëruar mushkërinë e vetme, Parkun Rinia e për të bërë fëmijët të paguajnë taksë për të luajtur aty. E dyta: fillimi i rrugës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe mbjelljes së kullave, duke bërë një krim shumëdimensional, talibanizëm kulturor. Të dyja duan 3/5 e votave. U kam deklaruar, nuk i keni këto vota, asnjë ditë sa në këtë këshill të ketë kjo opozitë, do bëhemi barrikadë për këto dy krime të rënda, cdo gjë që ndodh në atë sallë është e paligjshme”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura