Opozita bashkohet në një front kundër PDK-LDK

Aug 30, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE

Oferta e liderit të “Nismës”, Fatmir Limaj, për të krijuar një front opozitar kundër Qeverisë tashmë ka gjetur mbështetjen e dy subjekteve tjera opozitare, AAK-së dhe “Vetëvendosjes”, ndërsa ende nuk është konfirmuar mbështetja nga shoqëria civile.

Fatmir Limaj dhe Rramush Haradinaj
Fatmir Limaj dhe Rramush Haradinaj

Madje tri subjektet opozitare, LVV-ja, AAK-ja dhe “Nisma”, konsiderojnë se koalicioni qeverisës PDK-LDK është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, prandaj, sipas tyre, vendin e shpëton vetëm rrëzimi i Qeverisë.

Kreu i “Nismës”, Fatmir Limaj, ka thënë se zhvillimet e fundit tregojnë se gjendja në Kosovë nuk ka qenë më e keqe asnjëherë që nga paslufta.

Shteti, sipas tij, po rrënohet për çdo ditë, prandaj sipas Limajt duke qenë para një situate të tillë, “ të gjithë duhet të bashkohen për ta ndalur këtë të keqe që po i bëhet Kosovës”.

“Ndalja e rrënimit të mëtutjeshëm të shtetit tonë është e mundshme vetëm përmes një fronti të përbashkët opozitar. Me këtë front opozitar nënkuptoj jo vetëm partitë opozitare, por edhe shoqërinë civile, intelektualë, studentë, punëtorë, të papunë dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të angazhohen për të ndalur rrënimin e shtetit para syve tanë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”. 

Zeri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura