Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Opinion » Turizmi që mashtron

Turizmi që mashtron

ARMAND SHKULLAKU

Në barin e Dardan Islamit në Drimadhes janë të shumtë ata që diskutojnë nëse pushimet në Jug të Shqipërisë janë zgjedhja e duhur. Ata nga Tirana, por edhe ata nga Prishtina, thonë se nga viti në vit Jugu po ndryshon për keq. Të parët, nostalgjikë për vitet e dikurshme, ndihen të çorientuar nga kaosi i ndërtimeve dhe makinat e shumta që parkohen deri në breg të detit. Për të dytët, zbulimi i ujërave të tejdukshme të Dhërmiut, emocioni i turizmit “kuq e zi” dhe entuziazmi i rrugës së re që mbizotëronin deri dje ndaj pakënaqësive të rastit, sot ia ka lënë vendin mendimit se kjo pjesë e Shqipërisë nuk ofron një raport të drejtë cilësi- çmim. Jugu është i shtrenjtë, me shërbim të dobët, kushte mesatare pushimi, infrastrukturë kaotike dhe në rrezik degradimi të mëtejshëm nëse nuk vihet dorë. Debati rreth një shkrimi të fundit të “New York Times” për Jugun dhe asaj që secili përjeton atje, çon te pyetja se a ia vlen ende të kalohen pushimet në Shqipëri? A mjafton ekzotizmi dhe pastërtia e ujit për të pushuar pas një viti punë?
Kohët e fundit turizmi shqiptar është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore. “New York Times”, “Financial Times”, “The Guardian”, guida e famshme “Lonely Planet” dhe shumë portale të rëndësishme po e paraqesin Shqipërinë si një nga vendet më tërheqëse për turizëm. Ushqimi, mikpritja, ujërat e Jonit, çmimet e arsyeshme dhe pozita gjeografike janë disa prej elementëve që përbëjnë atraksionin shqiptar. Në udhëtimin e shkurtër nëpër Shqipëri, një gazetar i huaj vërtet që mund t’ia kaloj mirë, veçanërisht nëse ka gjetur edhe shoqëruesin e duhur lokal. Ai mund të shijojë kënaqësitë e një turi bregdetar, të provojë peshkun e freskët, të kthejë ndonjë gotë te “Havana” apo “Lolly Pop” apo të habitet duke parë një gomar të vërtetë që shërben ende si mjet transporti. Këto elementë i bëjnë rrëfimet për bregdetin shqiptar tërheqëse dhe ekzotike: një vend i virgjër dhe kaq afër për t’u vizituar. Por, ama, gjithçka mbyllet këtu.
Në pamje të parë një paraqitje e tillë e turizmit shqiptar është pozitive. Është një reklamë e mirë falas për një vend që krizat politike i janë shndërruar në menstruacione. Shqipëria ka nevojë të prodhojë diçka të mirë dhe këtë mundësi po ia jep natyra dhe pozita e saj gjeografike. Por, ky reklamim thuajse sipërfaqësor i mediave të mëdha botërore për turizmin shqiptar, ka dhe anën e tij negative. Së pari, ai po u shërben autoriteteve për të mbuluar punën e dobët në turizëm. Reportazhet e gazetarëve të huaj po përdoren si dëshmi të Shqipërisë që ka ndryshuar, ndërkohë që gjendja e bregdetit (flasim për Jugun, se Durrësi nuk ka më shpresë) po shkon drejt rrënimit: betonizim dhe ndërtime pa rregull, ndotje e ujërave, tonelata mbeturina, godina të ish-kampeve socialiste të mbetura si fantazma, shërbime sociale thuajse inekzistente. Qeveria mburret për rrugët, por ndërkohë nuk ka bërë thuajse asgjë për të rritur cilësinë e pushimit në jug të vendit. Së dyti, duke përballur ndikimin e këtyre mediave dhe guidave prestigjoze në orientimin e turistëve dhe mundësitë reale që ka Shqipëria, turizmi shqiptar mund të rezultojë një zhgënjim. Në reportazhet e shtypit të huaj flitet për plazhin e Gjipesë, por nuk thuhet se në Shqipëri nuk gjenden hotele apo resorte të kapaciteteve të nevojshme për të përballuar një fluks të madh turistik. Se shërbimet e domosdoshme, duke filluar nga ai mjekësor e deri tek ato argëtuese, po ndikojnë dita- ditës që turizmi të shkojë drejt atij ditor, dhe jo javor apo më gjatë.
Mbi të gjitha, gazetarët e huaj, të befasuar nga një vend që e zbulojnë për herë të parë dhe të kufizuar në kohë, nuk arrijnë në brendësi të problemit kryesor të turizmit shqiptar. Niveli i dobët dhe kultura mediokre e operatorëve turistikë të Jugut së bashku me indiferencën e qeverisë po e kthen në zhgënjim rrëfimin për bregdetin magjik të Jonit. Kushtet e hoteleve në jug janë tepër larg nga standardi i çmimeve që ofrojnë. Ushqimi, me përjashtime të rralla, është i keq dhe i shtrenjtë në mënyrë të paarsyeshme. Shërbimi, të cilin e kanë vuajtur të gjithë ata që për të porositur një kafe kanë provuar limitet e durimit të tyre, është i aftë që në disa orë t’i shndërrojë pushimet në zbor. Të shtyrë vetëm nga fitimi dhe pa ndonjë strategji për ta zhvilluar e shtrirë në kohë biznesin e tyre, tregtarët dhe biznesmenët atje kërkojnë që në dy muaj të fitojnë sa për 1 vit. Ata kënaqen kur klienti nuk e kupton që peshku nuk është i freskët, që mjalti është i përzierë me sheqer apo pijet janë false, duke mos kuptuar që, duke abuzuar me besimin e njerëzve, po sharrojnë degën ku qëndrojnë vetë. Në 20 vitet e fundit, investimet serioze në Jug të vendit mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Madje dhe ato më të thjeshtat, që na bëjnë përshtypje kur udhëtojmë jashtë, ku një shtëpi, një fermë apo një kantinë prodhojnë vajin e vet, verën, mjaltin, djathin etj. Jo, në jug të Shqipërisë gjen vetëm tezga të dyshimta dhe spekulantë që mezi presin të ta hedhin. Ky është në fakt realiteti i rivierës shqiptare sot, produkt i impotencës së shtetit dhe injorancës së individit.
Nëse nuk bëhet një plan kombëtar për ta shpëtuar ende sa ka kohë pjesën më të bukur të natyrës shqiptare, shkrimet e “New York Times” dhe këshillat e “Lonely Planet” do të mbeten një reklamë për një produkt kallp që do t’i zhgënjejë edhe turistët e huaj. Sa për ata shqiptarë, Jugu është kthyer më shumë në inerci se sa në kënaqësi të vërtetë. Te bari i Dardanit diskutimet do të vazhdojnë edhe këtë verë…

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

21 Komente per “Turizmi që mashtron”

  1. Sa te verteta te hidhura, ne fakt gjendja eshte keshtu ne mos me keq.
    Gjithmone me pelqejne shkrimet e Armandit.
    Pergezime!

  2. Te falenderoj
    Eshte cdo gje e vertete , eshte kthyer ne moto shprehja me mire nje veze sot se nje pule mot por harrojne qe pas nje viti nuk do kene pule fare

  3. Shkrimi është kryekëput realist. E njoh Shqipërinë shumë mirë, sidomos bregdetin, më pëlqen ta eksploroj atë, por ndjej dhimbje të pamasë kur shoh çfarë rrënimi i pashoq dhe degradimi është bërë. Do të marr vetëm një shembull, zonën e Kunes në Shëngjin. Ka qenë dikur një zonë e mrekullueshme, me pisha që i qendronin pranë detit dhe nuk kishe nevojë të ngrije çadër, se të bënin hije pemët e dendura. Po sot pishat janë prerë, disa mbeturina syresh janë shtrirë në det, kacafytur me qese plastike dhe gjithfarë hedhurinash, rëra është gërryer, rruga është bërë si mos më keq dhe, sikur të mos mjaftojnë këto, ende hidhet beton në rërë. E pafalshme! Në asnjë vend të botës nuk vihet re një shkatërrim i tillë. Nuk guxojmë më t’i ftojmë miqtë tanë të huaj të shijojnë detin tonë, na vjen turp dhe ndoht nga plehrat dhe nga uji i pisët. Si do të na vejë filli vallë?

  4. Shume realist eshte shkrimi, por une nuk e besoj dot, qe kaq shume analiste ne fushen e turizmit qe ka, nuk kane kurajon te kerkojne debate te drejteperdrejta me pushtin (qofte qendror edhe ate lokal).
    Ju analiste qe dilni cdo mbremje ne ekranet e TV. mos qani hallet se kush e merr Tiranen, sepse ka shume tema me te rendesishme per te diskutuar. Ka shume e shume gjera te tjera per diskutime. Eshte jeta e perditshme qe ne kiemi ku shkojme ne pune, ne shkolle, ne spitale, ne zyrat, apo edhe ne pushime.

    • Emigrant ne US

      Analiste e kane mendjen te marrin ndonje dollare dhe jo te cojne perpara vendin. Te dashur bashkeatdhetare, Shqiperia c’ka qene(fundi i Europes) c’eshte (fundi i Europes), c’do te jete……Hiqeni nga mendja vendi i jone s’ka per t’u bere KURRE sepse fajin nuk e kane te tjeret por ne SHQIPTARET. Po te kishim prejardhje nga Iliret ndoshta mund t’a rregullonim vendin por me duket se jemi nje konglomerat qe s’merret vesh nga kemi e kemi origjinen. Shpresoj te gabohem por nuk eshte e mundur qe personat e nje kombi te katandisin nje vend ne kete menyre dhe te prodhojne leaders si keta qe shohim sot…Good luck

  5. vladimir bizhga

    ky shkrim per turizmin,tregon qe me ne fund u rikthye nje ze i fuqishem e autoritar i gazetaris shqiptare,si armand shkullaku.te gjitha jane te verteta.para nje jave bisedoja me nje operator turistik,qe ishte shume i shqetsuar, ne vlore bregut te radhies, kishin filluar ndertimet e pallateve te banimit,nje lloje turizmi alla shqiptar.mori funde dhe vlora ,tha ai.ne orikume eshte bere hataja,dhjetra pallate 8 dhe 9 katshe banimi stinor,te cilet ne perfundim te sezonit veror ,rrine bosh.ca miqe hollandes qe qene me mua,aty nga muaj maj u habiten nje lagje madhshtore ,qe bosh asgje s, piptinte,nuk kishte levizje,dyqane te mbyllura .c,eshte pyeti njeri nga ata. c fare ti thoshja.qyteteti qe i tredhur,si unuke i urte e i mire.ka pallate banii verore te shitura, por ka dhe ca hotele qesharak, qe jane si mensat e dikurshme, bono per albania.

  6. Arben Kallapata

    Z. Shkullaku keni bere nje shkrim qe ja vlen ta lexosh dhe qe aktoret te reflektojne.Suksesi i nje analisti eshte shume i thjeshte , mjafton qe problemi te trajtohet me realitet dhe vertetesi. vazhdoni keshtu qe te mbeteni analist dhe jo “analist vegel” se keta te mallkur na mbysin ekranet cdo dite duke na i neveritur ato.

  7. SALI SKENDERBEU

    Ndone se jam pjeserisht dakord me Z Armand nuk pajtohem pe ate ne disa pika. Epara eshte se cmimet jane stratosferike per nje vend si i yne per pushime. Saranda eshte mjaft e bukur por infrastuktura eshte akoma larg. Per Vloren as qe nuk mund te flas dot sepse ishte katastrofe e vertete me keq se Durresi. Une mendoj se pushteti lokal duhet te kujdeset nje cike me shume dhe jo pushteti qendrore. Rruga Fier Sarande eshte mjaft e gjate dhe e rreziksheme ne disa vende. Kjo duhet te jete prioriteti i qeverise. Nuk duhet te harrojme qe vendi yne eshte akoma nen zhvillim dhe se gjerat nuk behen brenda dites. Por Vlora me te vertete ka nevoje per nderhyerje te pushtetit qendrore.

  8. Degjova sot ne tv qe Suzana Turku tha se po dynden per turizem ne Shqiperi. Rreth 800-900 mije jane shqiptare ne Greqi, e rreth po kaq e me shume ne Europe e gjetke qe kthehen ne shtepite e tyre per pushime dhe Suzana i quan turiste! Keto si shifrat e te mbjellave ne vjeshte qe i raportoheshin komitetit te partise e komitetit qendror.

  9. Nuk me besohet se si nje z/minister del dhe thote brockulla…ku i gjeti keto shifra ? kur bregdeti eshte bosh , kur hotelet jane bosh, kur papastertia ka arritur kulmin, kur ndihma e shpejte nuk egziston , kur transporti urban eshte zero, kur njerzit nuk e dine qe ne kemi nje ministri inekzistente qe merret me raporte fiktive dhe te fryra, dhe nuk di se cbehet ne kete vend te lodhur……

  10. Une kam kohe qe e kam kuptuar qe turizem ne Shqiperi nuk ka dhe habitesha se si njerezit shkonin me pushime ne Jug dhe kur ktheheshin komentonin se ishin kenaqur shume. Pervec se eshte pa investime eshte dhe shume shtrenjte per buxhetin tone.

  11. Aferdita Elezi

    Te pershendes Z.Shkullaku
    Bravo, je model, je vertete per t`u marre model, per faktin se si ke arritur te nuhasesh e te gjesh kaq shume ane negative per infrastrukturen turistike ne Shqiperi. Kam 10 vjet qe udhetoj ne Shqiperi, sepse une Realizoj Albania Guide (Botimi me i madh turistik shqiptar), po habitem me veten, qe une nuk e has kte lloj katrahure qe ju keni katranosur ketu ne kete palo pershkrim. Jo se nuk dua t`i shoh, por vertete duhet t`i lini menjane emocionet dhe inatet qe dunet te keni me ndonjeren pale. Mund t`ju them me bindje: qe kjo eshte Shqiperia turistike e pershkruar ne kete lloj forme te shemtuar, ashtu sic ne te vertete nuk eshte ne realitet. Shqiperia turistike e pershkruar ne kete lloj forme, eshte ajo qe ju zoteri do te deshironit kaq shume ta shikonit te tille.

    Ejani ne Shqiperi edhe ju garantoj ne cilesine e nje eksperteje dhe jo te amatoreve qe aty ketu duan te flasin edhe per turizem, do te gjeni nje vend mjaft atraktiv ku kombinohen bukur resurset natyrore dhe ato historike, me rruge dhe infrasrukture shume te pranueshme, dhe me nje mikpritje nga me te pakrahasueshmet (qe eshte edhe pasuria jone me e madhe), qe do tju shoqeroje ne cdo skaj te Shqiperise,

  12. per zj ELEZI
    Po me dukesh si Alfons Gurashi ne vaktit.Jam nga Durresi dhe njof me mire se ju ç’eshte turizmi ne Shqiperi.,zhul, gropa septike etj.Sa per perralllat e jugut ,ne Vlore duan me ta fut dhe te kafja.Sa per çmimet ne Sarande paguhet si ne Itali me kushte zero.Prandaj thuaji Sales mos shesi perralla se fati turistik i Shqiperis jane emigrantet dhe patriotizmi i Kosovareve.

    • Aferdita Elezi

      Ne fakt, une jam 34 vjec, edhe kohen e Z. Gurashi e kujtoj keshtu neper te.
      Me mire se besoj ta njohesh Tturizmin shqiptar sa kohe ben paralelizma qesharak.
      Ne lidhje me ato cfare shkruan me siper, per menyren se si e sheh ti eshte problemi yt. Gjithesecili nga ne e sheh ashtu sic i intereson.
      Sa per Salen po ta le ty ne dore, se duket qe shkruan bukur.
      Nese do te dish me shume per punen qe une bej dhe ate cka perfaqesoj shiko http://www.albania-guide.al ose gjen ne treg ne te gjitha librarite Albania Guide 2011. Me vjen keq, po ju jeni emocionante, edhe i gjithe komenti juaj eshte bere ne emocione e siper.

    • Nuk eshte e vertet se cmimet jane njejte ne Sarande si ne Itali,personalishte mendoj se edhe po te mos kemi kushte te mira prape do duhej te mbahemi se bashku pasi NE SHqiptaret e Kosoves me plot deshire kalojme pushimet ne SHqiperi.
      Mjafte kemi pushuar ne Ulqin e gjetiu,me mire te japim Euro ne SHqiperi,po flas per vehte. Pershendetje

  13. Desha te them ty Mrs. Elezi se me ate me xham apo me ate pa xham i shikon ti ato plazhet aty ne Shqiperi .Na vjen shume keq per vendin tone,por kur ti na e pershkruan kaq ‘Bukur’na vjen per te vjelle.Ben mire ta shohesh realitetin ashtu sic eshte dhe jo ta zbukurosh.

  14. Aferdita Elezi

    Hnr Usa, fatmiresisht xhamat si perdor fare. Edhe me e bukura e ne dallim nga ju, une shoh anet e mire, edhe mjaft me sharje-ironira e forma te tilla. Meqe ra fjala, ju nga USA me cfare xhamash i pate. Pastaj Shqiperia nuk ka vetem plazhe, ka plot e plot te tjera resurse, qe po te mundohesh t`i shohesh pa xhamat qe ju keni kaq shume deshire, vertete e kupton qe po flisni percartsh…

  15. per zj elezi,

    qe ta kthejme ne kulture;Dostoeskij thonte qe gjithe shkrimtaret ruse ishin ne nje fare menyre bijte e Gogolit.Une mendoj qe gjithe ju qe komandoni Shqiperine tani, jeni ne njefare menyre bijte e Enverit,prandaj demagogjite shitjani eskimezeve.
    Ps:resurse nuk eshte fjale shqip.

  16. Prandaj katandisi keshtu SHqiperia sepseqeveris A.Elezi e kompani.Kualitetet e z. Elezi duken ne reagimet e shkruara me siper.Sa per z.SHkullaku i lumte me shkrimin sa realist dhe i sakte.

  17. Pershendetje zt Shkullaku
    Edhe pse me vonese mbi shkrimin “Turizmi qe mashtron” po komentoj pasi e ndjej si obligim repliken mbi kete shkrim per turizmin Kam rreth 10-vjet qe operoj ne fushen e promovimit te turizmit Shqiptar ,duke botuar nje sere guidash turistike si ALBANIA GUIDE ,Guida e Natyres Shqiptare Vlora guide ,Saranda guide dhe se fundmi Revisten turistike Albanian Tourism Magazine botime aq sa prestigjoze edhe luksoze, ne dy gjuhe Shqip – Anglisht .Jam i detyruar t’ju them se ky shkrim modest i Juaji Zt.Shkullaku ,ngjason me fotografite e mia para 20-viteve .Si guidator me experience me ka rene rasti te prek dhe te shijoj si dhe fotografoj bukurite e Shqiperise nga Toka ,Ajri dhe Deti Qellimi i komentit tim eshte qe : te vetmen industri fitim prurese te se nesermes “TURIZMIN “MOS TA DENIGROJME me “skube” mediatike Uroj qe si bregdeti i Jugut dhe Veriut si dhe ai i Durresit ne titujt e te perditeshmeve Shqiptare te mbizotroje promovimi ndaj bukurive te natyres dhe kultures Shqiptare dhe kete duhet ta nxisim ne qe merremi me promovimin e Turizmit ,intelektualet si Ju Zt. Shkullaku dhe shoqeria civile e perparuar mediat vizive te shkruara dhe pa dyshim shteti Shqiptar me institucionet pergjergjese Faleminderit per mirkuptimin

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept