Operacioni / U arrestua për trafikimin e 20 kg kokainë nga Brazili, SPAK vendos sekuestron e pasurive në Shqipëri të ‘bosit’ të drogës (EMRI)

Feb 11, 2020 | 14:36
SHPËRNDAJE

Operacioni-Bledar Seferi HakorjaGjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të Bledar Seferi (Hakorjes) i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Vendimi i SPAK është zbatuar sot nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia ka mësuar se nga operacioni i OFL-së, Bledar Seferit (Hakorja) i janë sekuestruar katër makina, një shoqëri që vepronte në fushën e plastikës dhe disa llogari bankare.

Bledar Seferi (Hakorja), ka lindur ne Brezhdan të Dibrës, i datëlindjes 09.07.1980 dhe me precedent penale.

Në vitin 2010, Bledar Hakorja është arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, sebashku me shtetasin Arbri Goga, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë.

Droga vinte nga Brazili dhe në aksionin e finalizuar nga policia Italiane janë konfiskuar 26 kilogram kokanë dhe për këtë janë vendosur në pranga 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi (Hakorja)

Sot Gjykata e SPAK ka vendosur t’i sekuestrojë Bledar Seferi (Hakores) të gjitha pasuritë që ka vendosur në Shqipëri, si pasojë e trafikut të lëndëve ndërkombëtare./ PANORAMA.al

Bledar Hakorja

REY-PLASTICA-ALBANIA-PRODUKTE-PLASTIKE-NJEPERDORIMSHME

REY-PLASTICA-ALBANIA-PRODUKTE-PLASTIKE-NJEPERDORIMSHME-9

Operacioni-Bledar Seferi Hakorja1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura