Operacioni “Rodoni” me 18 të arrestuar, vihet në pranga 32-vjeçari që ishte në kërkim

Nov 19, 2019 | 11:41
SHPËRNDAJE

Ne vijim te operacionit policor te koduar “RODONI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, qe vuri ne pranga 18 persona, policia njofton sot per arrestimin e nje personi qe ishte i shpallur ne kerkim. 

policia durres

“Në vijim të operacionit policor të koduar Rodoni, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin: A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës”- njofton policia.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Kujtojme se më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë

 

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura