Operacioni “Porositësi” në Durrës/ Gjykata liron një prej të arrestuarve: Nuk kam njohje me vëllezërit Beqiraj, dy persona shpifën kundër…

Oct 6, 2022 | 18:24
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj të arrestuar disa ditë më parë pasi akuzohen se kanë marrë disa porosi për vrasje me pagesë.

hajdari-770x437

Ndërsa për shtetasin Fatjon Hajdari, të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Durrës, gjykata vendosi ta lërë të lirë.

Sipas News24, Hajdari ka treguar pas lirimin se çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit.

Hajdari: Asnjë nuk pranoi akuzën nga ato personat. Që thanë se i kena shit i kemi ble armët e kanë ngatërruar dynjanë. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që ti mbrojë shtetit.

Pyetje: Ju kishit njohje me vëllezërit Beqiraj?

Hajdari: Jo unë jo kishte vëllai, i njeh.

Pyetje: Për çfare u akuzove?

Hajdari: Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllain. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ato tjerët i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje…

Pyetje: A i njihni dy personat?

Hajdari: S’kanë thënë për mua, kanë thënë për vëllain tim dhe të tjerë.

Pyetje: U akuzuat për grup të strukturuar kriminal?

Hajdari: Ato jo unë, po ngaqë jetoj me një shtëpi me vëllain më morën edhe mua. Vëllai është Alban Hajdari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura