“Operacioni nuk është udhëhequr nga unë”- Sandër Lleshaj flet për lirimin e Alvinit: Do hapim një korridor për fëmijët e tjerë. Opozita? S’di të ketë…

Nov 7, 2019 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka konsideruar një operacion aspak të lehtë atë të shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi Al Hol.

Në një lidhje direket në studion e lajmeve në “Neës24”, Lleshaj tha se tashmë ndodhet në Beirut dhe se Alvini është dërguar në ambasadën italiane, nga ku pritet të niset drejt Italisë për t’u bashkuar me të atin.

alvini

Ndërsa u pyet për akuzat e opozitës, të cilët e kanë konsideruar propagandë praninë e minsitrit në operacionin e shpëtimit të Alvinit, Lleshaj u përgjigj se “nuk njeh ndonjë opozitë”, ndërsa theksoi se synimi tij ishte për të krijuar “një korridor” edhe për lirimin e të tjerëve shqiptarë që ndodhen në kamp.

“Mund të themi që bëhet fjalë për diçka të veçantë, një rast me të cilin nuk jemi ndeshur ndonjëherë. E gjitha nisi pas takimit të Ramës me Conte ku u ra dakord për një operacion të përbashkët. E gjitha është realizuar falë një koordinimi të forcave shqiptare e atyre italiane, kuqi i kuq ndërkombëtarë dhe gjysmë hëna  e kuqe kanë zhvilluar.

Në zonë neutrale ne pritëm Alvin Berishën. Tani ndodhem në Beirut, pasi kemi marrë fëmijën nga kufiri Libanezo-Sirian është nisur drejt ambasadës Italiane. bëhet fjalë për një operacion mjaft të ndërlikuar që tashmë konsiderohet i mbyllur. Operacioni nuk është udhëhequr nga unë, unë kam parë mundësitë e hapjes së një kanali edhe të qytetarëve të tjerë shqiptarë dhe fëmijë që ndodhen në kamp që nuk janë pak”, tha Lleshaj.

Si i përgjigjeni akuzave të opozitës që e ka quajtur pjesëmarrjen tuaj në operacion propagandë?

Lleshaj: Kush opozitë, nuk njoh të ketë opozitë, megjithatë, unë nuk jam këtu për t’ju përgjigjur opozitës, por kthim i Alvin Berishës në shtëpi. Kemi ardhur këtu për përmbushen e përgjegjësisë sonë. Kam patur takime me autoritete e këtushme, të Libanit. Alvini nuk është takuar ende me të atin, por duket një fëmijë që ka kaluar nga ferri, por tashmë ai është kthyer në botën që i përket një botë normale dhe për këtë duhet ët jemi të gjithë të gëzuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura