Operacioni ndërkombëtar/ Goditet banda shqiptare e trafikantëve të drogës

May 27, 2016 | 9:13
SHPËRNDAJE

Një grup kriminal trafikantësh droge është shkatërruar nga policia italiane gjatë një operacioni ndërkombëtar mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë.

Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërarreste për 38 persona, saktësisht 31 shqiptarë, pesë marokenë dhe dy tunizianë të akuzuar për trafikimin e drogës.

a_08da05005a0609ea86046b98f21ac11b

Mediat italiane bëjnë me dije se janë sekuestruar 130 kg drogë, duke përfshirë heroinë dhe kokainë, dhe 300 mijë euro kesh.

Hetimet janë kryer nga policia e Milanos së bashku me policinë shqiptare, gjermane dhe spanjolle.

Në shkurt të vitit 2014, policia italiane kishte kapur 42 kg heroinë gjatë një kontrolli rutinë.

Këto hetime më pas u pasuan nga Njësia Hetimore, e cila pikasi ekzistencën e një grupi kriminal, me degëz në të gjithë Italinë veriore dhe Shqipëri, që importonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga “Toka e Shqiponjave”.

Policia ka identifikuar furnizuesit shqiptarë të drogës dhe korrierët e tyre që thuhet se e mbanin drogën me makinë të modifikuar posaçërisht për këtë punë që të mos dalloheshin nga policia.

Emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije ende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura