Operacioni, kapet trafikanti 31-vjeçar i armëve

Aug 4, 2015 | 19:36
SHPËRNDAJE

Policia e Tropojës ka realizuar një aksion antitrafik për armët ditën e sotme në Tropojë, i cili është finalizuar me një të arrestuar.

Armët e sekuestruara
Armët e sekuestruara

Operacioni i koduar “Ura e Bujanit” ka vënë në pranga shtetasin Binak Gjoçaj, banues në Llugaj të Tropojës.

Ai u kap në flagrancë nga Policia me një armë zjarri automatik dhe me një mitraloz të lehtë, të cilat i kishte fshehur në një thes pranë banesës.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Policisë , rezulton se armët e zjarrit, ky shtetas i kishte përgatitur  për t’i shitur .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan dhe një armë gjahu, një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe municionesh luftarake.

11855737_977251632338056_512292125928857222_n
11855863_977250965671456_5905302558802027586_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura