Operacioni i SPAK/ Ish-kryeministri Berisha: U kapën vetëm ushtarët, bosët u larguan pasi u njoftuan

May 20, 2022 | 12:20
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nga operacioni i SPAK “Plumbi i Artë u kapën vetëm ushtarët ndërsa sipas tij bosët u arratisën pasi morën vesh se Dumani ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Capture

“Nga 32 urdhër arresti u arrestuan ushtarët kurse bosët u larguan pasi u njoftuan për në drejtime të paditura. Pse them unë që u njoftuan.

Unë nuk kam të dhëna se morën mesazhe apo telefonata nga policia apo prokuroria. Një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë u bë publike se Dumani një vrasës serial është bërë i penduar. Ata që kishin bërë porosi te Dumani sigurisht morën arratinë dhe u zhdukën”, deklaroi Berisha.

“Në vend që si kryeministër të denonconte lajmin që u bë publik. Nuk ka nevojë t’u çosh SMS apo t’i marrësh me telefonin me kartë. Mjafton lajmi që Dumani është penduar. Ajo që e përforcon 100% këtë është deklarata e djeshme e kreut të SPAK se Dumani nuk është i penduar i drejtësisë.

Unë këtë deklaratë e marr për të vërtetë sepse nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë. Ky është një akt kriminal. Nuk ka kush ta hetojë. Sepse kur kreu i SPAK thotë që nuk ka dekonspirim do të thotë që nuk ka hetim. Ai e di që qeveritarët qëndrojnë pas banditëve. Janë shumë të qarta këto”, tha Berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura