Operacioni i RENEA-s në Lushnjë, djali i të moshuarit: Policia të tërheqë deklaratën se kemi strehuar kriminelë, më torturuan…

Sep 17, 2018 | 15:42
SHPËRNDAJE

Dy djemtë e Haxhi Likës, Martini dhe Alberti, u shprehën dje se operacioni i RENEA-s ka qenë nul, pasi ata as i njohin dy personat të cilët janë në kërkim dhe për rrjedhojë as nuk u gjendën në banesën e tyre. “Kur erdhën dhe thirrën mendova se po ndjekin ndonjë njeri, hajdut a kriminel. Sa mbyll dritaren, vjen një plumb dhe qëlloi babain mu në kokë. Marr pastaj në telefon ‘hajd, se na kanë vrarë babanë’ me thirrje të tmerrshme”, u shpreh dje Martini, djali i të moshuarit të plagosur.

Djali i Haxhi Likes

Ndërkaq, i vëllai, Alberti, ankohet edhe për sjelljen e keqe të Policisë ndaj tij. “Më hoqën syzet, e m’i hodhi në tokë. Unë kam probleme me sytë. I thashë ça bëni se më torturuat në sy të plakës. Mamaja është e sëmurë, më shikonte të shtrirë përtokë, më shumë më vinte keq për të. I thashë që të më jepnin syzet, sepse nuk kam gjendje dhe me thanë ‘pse do lexosh ti?’.

Deri në Lushnje kam ardhur pa syze me problemet e mia psikologjike. Jam shumë i çorientuar dhe shumë i tensionuar, edhe për mamanë, edhe për babain. Terror jashtë mase në lagje”, u shpreh ai. Të dy djemtë e familjes Lika i kërkojnë Policisë të përgënjeshtrojë thëniet e saj se në banesën e tyre strehoheshin dy vrasës. Ata theksojnë se nuk do të pranojnë të mbajnë mbi vete akuza të pavërteta. “Pyesni në fshat se kush jemi neve. Se po dëgjoj lajme sikur kemi strehuar kriminelë. Ne duam një të drejtë, duam nga Policia që të tërheqë fjalët, që ne kemi strehuar kriminelë dhe të na lejë rehat”, theksojnë djemtë e të moshuarit. Sip

as tyre, ata në banesë kanë pasur një armë, të cilën i ati e kishte me leje. Por armës së gjahut, siç theksojnë ata, i është prishur gjilpëra. “Ka 3 vjet që s’e ka përdorur fare, ajo është prishur tani te gjilpëra. Unë s’e kam përdorur fare. As fishekë nuk ka, Policia nuk gjeti gjë”, thanë ata.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura