Operacioni i apandesitit do të mbetet në të kaluarën! Shkencëtarët zbuluan se pacientët nuk do të kenë më nevojë për të, nëse…

Oct 6, 2020 | 15:51
SHPËRNDAJE

Operacioni për të hequr apandesitin mund t’i përkasë tashmë të shkuarës, pasi një studim zbuloi se antibiotikët janë pothuajse po aq efektivë sa operacioni.

apandesiti (2)

Mjekët ndanë 1,500 pacientë në dy grupe, të cilët papritmas u sëmurën me apendesit, që shkaktoi fryrje dhe dhimbje.

Gjysma e vullnetarëve morën antibiotikë, ndërsa të gjithë të tjerët iu nënshtruan operacionit.

apandesiti (3)

Më shumë se 70% e pacientëve që morën antibiotikë, iu shmangën operacionit për tre muajt vijues, sipas rezultateve të hulumtimit të Universitetit të Uashingtonit, sipas “Daily Mail”.

Ata kaluan më pak ditë të sëmurë, krahasuar me pjesëmarrësit që iu nënshtruan operacionit. Dhe pacientët në të dy grupet raportuan nivele të ngjashme të rimëkëmbjes një muaj pas trajtimit.

Gjetjet sugjerojnë se mijëra operacione mund të shmangen nëse mjekët mbështeten te antibiotikët në shkallën e parë.

apandesiti (4)

Inflamacioni i apandesitit, një tub i hollë i ngjashëm me gishtin në majë të zorrës së trashë, shkakton dhimbje të fortë në anën e poshtme të djathtë të trupit dhe nganjëherë kapsllëk ose diarre.

Forma më e zakonshme e trajtimit është operacioni, i quajtur apendektomi, për të nxjerrë menjëherë apandesitin.

Apandesiti duhet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse mund të shpërthejë brenda dy ditësh pas fillimit të simptomave. Pacienti mund të vdesë nëse nga ky shpërthim, sepse bakteret që shkaktojnë infeksion mund të rrjedhin në bark.

apandesiti (5)

Gjatë operacionit, apandesiti hiqet nga trupi pasi mjekët bëjnë tre ose katër prerje të vogla në bark. Prerjet mbyllen me kapëse ose qepje.

Pas operacionit rutinë, shumica e pacientëve janë në gjendje të shkojnë në shtëpi të nesërmen dhe të kthehen në aktivitetet normale pas një jave.

apandesiti (1)

Por si me çdo operacion, ekzistojnë rreziqe. Rreth një në 10 pacientë vuajnë efekte anësore nga vetë operacioni, të tilla si marrja e një infeksioni të lëkurës.

Prandaj, sipas shkencëtarëve, përdorimi i antibiotikëve është një mënyrë për t’i shpëtuar këtyre efekteve anësore, si dhe vetë operacionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura