Te Ferizaj po punojnë për përforcimin e ekipit, por gjithashtu po punojnë edhe për largimin e disa lojtarëve.
Sipas asaj që shkruan “Gazeta Sheshi”, drejtuesit e ekipit i kanë komunikuar largimin plot 5 lojtarëve. Bëhet fjalë për Dardan Jashari, Zgjim Mustafa, Alban Rexhepi, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda, të cilët janë lënë të lirë nga klubi kosovar.
Pikërisht ky vendim nuk është pritur mirë nga futbollistët në fjalë, të cilët kanë kërkuar arsye për këtë vendim të klubit.
Tek Ferizaj gjithashtu po punojnë edhe për përforcime në ekip, në mënyrë që të kenë mundësi të arrinë objektivat që ka klubi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al