Operacioni “Forca e ligjit”/ A janë 38 grupe kriminale në Shqipëri? Ja si përgjigjet Xhafaj

Jan 20, 2018 | 11:53
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kapital” të Aleksandër Furxhi në Vizion Plus.

Në këtë intervistë Xhafaj ka folur dhe për operacionin “Forca e ligjit”, ku tha se është duke u punuar dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.

8502d8d5-5918-4c48-817b-b9e664090d86

Pjesë nga intervista

Forca e ligjit për goditjen e grupeve kriminale është gjithashtu një krijesa e juaj Z. Xhafaj. Cilat janë shkurtimisht në mënyrë telegrafike rezultatet e operacionit deri tani? Përpara se t’iu pyes për rekrutimin e forcave të Task Forcës që keni caktuar  posaçërisht që të merren me këtë operacion në mos gaboj.

Po i dëgjoj insertet e tuaja dhe me thënë të drejtën, pashë disa përsëritje dhe po mendoja. Këtyre për të bërë dy inserte, iu është dashur aq orë edhe përsëri kanë gabuar, pasi i kanë përsëritur nga dy-tre herë. Ndërsa ju për dy muaj kërkoni që ne të bëjmë atë që mund të mos jetë bërë për vite të tëra, ose për të kryqëzuar, nën forcën e ligjit dhe në provën  e nevojshme grupe kriminale që nuk besoj se janë më të lehta se sa insertet që bëni ju.

Qeveria ku unë bëj pjesë ka miratuar një plan veprimi për luftën ndaj krimit të organizuar për të adresuar këtë fenomen dhe të fokusuar tek një operacion të quajtur Forca e Ligjit e cila ka në fokus të tij ka goditjen, identifikimin dhe zbulimin e grupeve kriminale dhe ajo që është shumë e rëndësishme të aseteve kriminale. Pse ne e ndërtuam në këtë mënyrë këtë gjë. Për shkak, sepse ne konstatuam se agjensi të ndryshme duke punuar të shkëputura, pavarësisht bashkëpunimit apo marrëdhënies ndërmjet tyre, nuk ishin të mirë koordinuara gjë që nuk e bënte efikase dhe rezultatin final, për shkak se nevoja për të koordinuar dhe për të bërë më efiçente të gjitha burimet që shteti disponon çoi në këtë zgjidhje ose në këtë qasje për të krijuar pikërisht këto task forca, që në një nivel ndërinstitucional sigurojnë koordinimin e institucioneve të ndryshme ligjzbatuese që me Kushtetutë dhe me ligj kanë për detyrë luftën kundër krimit të organizuar dhe në një  nivel tjetër përmes task forcave që janë të natyrës operacionale, siguron ndërveprimin operacional për t’u përballur me këtë fenomen siç është krimi i organizuar.

Është thënë që janë 38 grupe kriminale…

Jo nuk e kemi thënë këtë gjë dhe nuk e ka thënë Ministria e Brendshme. Mund të jenë 28, 38 mund të jenë 48. Media e ka thënë. Duhet të sqarojë një gjë. Mua më vjen shumë mirë që ka një pritshmëri të lartë ndaj kësaj, që do thotë se besohet. Së dyti që është shumë e rëndësishme janë vetëm dy muaj që kur ka filluar i gjithë ky proces. Natyrisht nuk filloi nga zero, por ka vetëm dy muaj që po ndërtohet e gjithë kjo qasje e posaçme, e fokusuar në luftën kundër grupeve kriminale. Së pari është dashur një kohë e nevojshme për të bërë kuadrin ligjor të nevojshëm. Pa një kuadër ligjor të caktuar, pa disa akte nënligjore është e pamundur, sepse këtu po bëjmë fjalë për një veprimtari ligjore të kryer nga shteti, në bazë dhe për zbatim të ligjit. Së dyti që është shumë  e rëndësishme ka nevojë për masa të nevojshme infrastrukturore, për ta organizuar të gjithë këtë ndërmarrje të madhe.

A ka emra konkret për policë të inkriminuar? Ja si përgjigjet ministri Xhafaj

Ministri i Brendshëm ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka folur për sigurinë në vend.  Më pas Xhafaj foli dhe për procesin e Vettingut në polic ku dha disa detaje.

Sipas ministrit Shqipëria është një vend i sigurt, për të jetuar dhe për të jetuar, por edhe për të bërë biznes. Po ashtu ai tha se përsëri në vend ka shumë probleme, por trendi është drejt përmirësimit.

fatmir xhafaj1

 

Pjesë nga intervista

Një studim i fundit tregon se Shqipëria është një nga vendet e sigurta dhe kriminaliteti është i ulët. Ky është vlerësim për Policinë e Shtetit dhe punën tuaj. Por publiku është i ndjeshëm ndaj vrasjeve dhe krimeve të rënda, natyre njerëzore e mban mend një ngjarje kriminale më mirë. Zoti Ministër, a mund të bëni një koment për këtë?

Në vlerësim tim dhe jo vetëm, në vlerësimin e opinionit publik, edhe në atë të organizmave ndërkombëtare që merren me këtë çështje, Shqipëria është një vend i sigurt. E sigurt në kuptimin e jetës, punës, e të bërit biznes. Natyrisht nuk është vend pa probleme. Por raporte të tilla lidhur me indeksin e krimit janë vlerësuese, megjithatë nuk janë të vetmet. Në të gjitha sondazhet, Policia e Shtetit në perceptimin qytetar konsiderohet një ndër agjencitë më të besueshme (më shumë se Gjykatat e Prokuroritë). Dhe këto nuk janë vlerësime të MB, por të Bashkimit Europian.

Ju përmendët ndjeshmërinë qytetare. Natyrisht edhe politika për interesa të ditës përmend një ngjarje negative më shumë. Por ka diferencë të madhe mes qasjes së politikës dhe qytetarëve. Për qytetarët nuk është çështje vetëm vrasja në vetvete, por jeta e përditshme. Lidhur me perceptimin e ndryshëm të politikës dhe të qytetarëve, po ju sjell një sondazh të pablikuar të bërë në Elbasan, kryer me asistencën e OSBE. Sipas 78% të të intervistuarve në qendër të qytetit ka siguri ditën, ndërsa sipas 55% natën.

Flitet për vrasjet. Por sipas statistikave 2017 ka treguesit më të mirë të kriminalitetit të viteve të fundit. Në 27 vite është numri më i ulët i vrasjeve, i vjedhjeve me dhunë, apo numri i aksidenteve me pasojë vdekjen. Shifrat janë të ftohta. Mund të kisha dalë në fillim të Janarit e të thoja “Sukses!”. Po dhe një vrasje e shoh si problem për mua.

Vetingu në Polici ka qenë një ide e formësuar që në kohën kur drejtoja Reformën në Drejtësi. Më pas vijoi njohja me problemet e brendshme të Policisë së Shtetit dhe nevoja për ta përforcuar si agjenci ligjzbatuese.

Nuk është dëgjuar më parë veting kaq i thellë në Policinë e Shtetit. Na shkruajnë në “Kapital” se po u bë seriozisht nuk do mbetej këmbë njeriu në Policinë e Shtetit.

Përtej historive të veçanta apo të mediatizuara për X person apo grupe personash, në Policinë e Shtetit ka individë që përmbushin standarde integriteti. Ne i hymë një procesi të lidhur me pastrimin e radhëve të Gjyqësorit nga elementë të inkriminuar e të korruptuar, pa aftësitë e nevojshme profesinoale. E kur flasim për drejtësi penale janë të rëndësishme Prokuroritë dhe Gjykatat. Por pa Policinë, organ ekzektuiv, është e pamundur drejtësia.

Shumë shpejt do shohim rezultate konkrete. Të dhëna të shumta tregojnë se në radhët e Policisë së Shtetit ka edhe policë të korruptuar e po aq të paaftë apo që kanë përfituar një karrierë të padrejtë në aport me ligjin. Vetingu do kryhet në radhët e Policisë së Shtetit, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave – SHÇBA, si dhe Gardës.

Të korruptuarrit i keni identifikuar, keni listë konkrete?

Ministri Xhafaj: Absolutisht. Kemi bërë një analizë të plotë të fenomenit. Kemi bërë analiza në vazhdimësi. Ka dhe sinjalizime nga publiku. Ne menduam të ndërmarrim një proces të tillë për të mbështetur pjesën e punonjësve të Policisë së Shtetit që përmbushin kriteret profesionale dhe për të pastruar Policinë nga ata që uk i përmbushin këto standarde

Vetingu në radhët e Policisë së Shtetit maksimumi mund të kapë harku kohor të dy viteve. Në fazën e parë Vetingu do kryhet për 300 oficerë, drejtues të gradave më të larta. Ai do përfshijë verifikimin e korrupsionit (vërtetimi i pasurisë), të lidhjeve kriminale dhe aftësive profesionale. Nuk mund të jesh edhe polic edhe të kesh pasuri të dukshme apo të padukshme që tejkalojnë disafish rrogën e policit. Projekti do kalojë në Këshillin e Ministrave. Dhe në fund të muajit mund të kalojë në Kuvend. Në formën e ligjit, absolutisht.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura