Operacioni ‘blic’ në 4 qytete për orë të tëra, arrestohet vëllai i shefit të Policisë që i doli emri në përgjime. Një çifti në Gjirokastër iu gjet…

Jan 18, 2020 | 10:01
SHPËRNDAJE

policia-arrestim-naten-1-1

Policia e Shtetit ka nisur një operacion blic antidroge mesditën e djeshme, që u shtri në 4 qytete, duke vënë në pranga 6 persona, të paktën deri në orët e mbrëmjes, raporton Panorama.

Operacioni ku marrin pjesë forcat e Antidrogës dhe ato Operacionale, nisi fillimisht në Tiranë, duke u zhvendosur më pas në Durrës, Fier e deri në Gjirokastër.

Burime të rezervuara nga Policia, thanë për Panorama se në pranga kanë rënë disa persona për trafik të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve konfidenciale mësohet se një prej të arrestuarve është edhe vëllai i një prej shefave të Policisë.

Po ashtu, mësohet se janë sekuestruar 60 kilogramë drogë, hashash në formë “çokollate”. Të arrestuarit në Tiranë janë shtetasit me iniciale: Sh.M., E.R., D.M. dhe Pajtim Aga, i cili mësohet se është vëllai i një shefi Policie, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”. Gjatë të njëjtit operacion, janë arrestuar edhe dy persona në Gjirokastër.

Burimet thanë për Panorama se gjatë një kontrolli nga forcat e posaçme operacionale, në lagjen “Varosh”, në Gjirokastër, janë arrestuar Marsida P. dhe bashkëjetuesi i saj Fatjon D., të cilëve u janë gjetur 7 pako lëndë narkotike, e dyshuar kanabis, në formë “çokollate”.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë operacion, por mësohet se grupi ka qenë prej kohësh në hetim.

Burimet thanë se aksioni i nisur mesditën e djeshme ka vazhduar edhe gjatë natës, ndërsa do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Nga ana tjetër, mëngjesin e djeshëm, në Pikën Kufitare të Qafë-Botës, u sekuestrua një sasi prej rreth 50 kg kanabis, që do të trafikohej drejt Greqisë. Burime nga Policia thanë se rreth orës 08:50 është paraqitur në sportelin në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar QafëBotë, shtetasi Arsen Hoxhaj, 40 vjeç, lindur në Cakran dhe banues në Sarandë. Ai ka qenë duke udhëtuar drejt Greqisë me automjetin tip “Mitsubishi Jeep”, me targa AA 031 VJ, mjet që ishte në pronësi të bashkëshortes së tij, V. Hoxha. Burimet thanë se automjeti u kalua në vijën e dytë dhe nga kontrolli rezultoi se kishte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me peshë rreth 50 kg. Menjëherë u njoftuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe u krye arrestimi në flagrancë i 40- vjeçarit, me akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike./Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura