“Operacionet turke nuk kanë mbaruar”- Erdogan nuk heq dorë nga retorika provokuese ndaj Greqisë: Do tregojmë edhe më shumë fuqi nëse…

Sep 18, 2020 | 18:14
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk tërhiqet nga retorika e tij provokuese. Ndonëse thotë se nuk e ka problem të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pohon se Oruts Reyes do të vazhdojë hetimet sapo të përfundojë punën e saj.

erdogan

Ai tha se tërheqja e anijes kërkimore u bë për të lejuar një afrim diplomatik me Greqinë, por kjo nuk do të thotë që operacionet turke në rajon kanë mbaruar.

“Nuk e kam problem të takohem me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis”, u tha Erdogan gazetarëve pas lutjeve të së Premtes në Xhaminë Ali, në Stamboll, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit, ndërsa shtoi se rëndësi ka “çfarë do të diskutojmë dhe në çfarë konteksti do të takohemi”.

Po ashtu ai kritikoi qëndrimin e Greqisë, duke thënë se “me atë që po bën në Kastelorizo takimi me Kryeministrin grek do të jetë i vështirë”.

Në fakt, iu drejtua Presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou duke thënë se “nëse Presidentja e Greqisë vjen në Kastellorizo dhe demonstron fuqinë e saj, atëherë ne do të bëjmë edhe më shumë “.

Duke iu referuar anijes kërkimore Oruts Reyes, Erdogan tha se ajo do të kthehej në detyrë, pasi të ketë përfunduar puna e mirëmbajtjes.

Erdogan vuri theks të veçantë në pandeminë e koronavirusit, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund lehtësimit të masave, ndërsa foli për mesazhe pozitive në lidhje me vaksinën pas vitit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura