Operacionet e bujshme, reagon Prokuroria dhe Policia: Hetimet kanë nisur dy vite më parë, janë provuar…

Oct 22, 2018 | 13:54
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit  dhe Prokuroria pas përfundimit ë të operacionit, ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë detaje.

Sipas Prokurorisë operacionet janë zhvilluar me metoda speciale të hetimit, për një periudhë prej dy vitesh.

811a5358-9a97-4df5-8e60-8b48d66029df

“Kryenin dhe korrupsion në organet e shtetit, në Hipotekë. Ka informacion për disa grupe kriminale, që shtrihen dhe në shume shtete në Evropë.  Gjykata ka pranuar kërkesën për 44 shtetas, për ti lënë në masën arrest me burg. Janë provuar 13 episode të trafikimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. U bë e mundur gjetja e laboratorit ë drogërave në Kukës. Për këtë episod janë arrestuar disa shtetas”, u shpreh Donika Prela, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha:  Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura