Operacion policor në Tiranë, prangoset 41-vjeçari i dënuar më parë për dy vepra penale. Çfarë i zbulua

May 14, 2022 | 9:23
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës vuri në pranga një 41-vjeçar për armëmbajtje pa leje, i cili rezultoi i dënuar edhe më parë për dy vepra penale.

Policia tha se ka arrestuar shtetasin me inicialet A. M., 41 vjeç, banues në Kodër-Vorë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hill 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 41-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hill 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. M., 41 vjeç, banues në Kodër-Vorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura