Operacion i rrallë në QSUT, mjeku Arsen Seferi kryen me sukses ndërhyrjen për heqjen e tumorit në tru

Feb 3, 2023 | 19:32
SHPËRNDAJE

Një ndërhyrje e rrallë e një niveli të lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate, në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Screenshot_7-770x439

Lajmi është njoftuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila falenderon stafin mjekësor për punën e kryer.

“Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika”, shkruan Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura