Operacion i madh/ 37 të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge me vlerë 40 mln euro. Mes tyre 10 nga Shqipëria

Jun 30, 2020 | 8:09
SHPËRNDAJE

Policia italiane ne bashkepunim edhe me autoritetet shqiptare kane arrestuar 37 persona, te akuzuar si pjese e nje rrjeti te trafikut nderkombetar te droges.droga

Mediat italiane raportojne se gjate operacionit jane sekuestruar 3 tone e gjysmë drogë, e llojit marijuanë, hashash e kokainë, e ndare ne 7 milione doza.

Sipas policise italiane vlera ne treg arrinte ne 40 milionë euro. Operacioni eshte shtrire ne Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Nuk ka te dhena rreth identitetit te personave te arrestuar mes te cileve thuhet se ka edhe shqiptare, nderkohe qe policia do te dale ne nje konference per mediat me vone.

“News 24” raporton se 10 persona jane arrestuar ne Shqiperi ne kuader te ketij operacioni, qe ne vendin tone eshte shtrire ne Tirane dhe ne Vlore.

Arrestimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa të gjithë të prangosurit ishin pjestarë të grupit kriminal i cili vepronte nga viti 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura