Operacion antidrogë në Pult, zona ku 1 vit më parë u sulmua helikopteri

Sep 1, 2015 | 9:13
SHPËRNDAJE

Operacioni antikanabis është përqendruar sot në zonën e Pultit në Shkodër. Policia e Shtetit njofton se rreth 400 forca të policisë lokale të Shkodrës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit aksionin e asgjesimit te kanabisit. 

policiaSipas të dhënave të para mësohet se aktualisht janë asgjesuar rreth 4 mijë bimë narkotike dhe po vijon operacioni në disa sipërfaqe toke.

Policia e Shtetit informon se parcelat ku po nderhyhet janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri.

Kjo është një zonë me risk, pasi rreth një vit më parë pikërisht në vendin ku po zhvillohet operacioni sot, u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura