“Oooo mos ma vajtoni, se sherua qenka përgjithmonë”, aktori poston vargje për të bijën që u gjet e vdekur

Nov 20, 2017 | 8:45
SHPËRNDAJE

Aktori Çun Lajçi sot kanë marrë një lajm të dhimbshëm. Ai ka humbur vajzën e tij 30 vjeçe Bubulina, e cila mësohet se ka ndërruar jetë në orët e paradites së ditës së sotme.

23755082_880474972116865_213882457067045960_n

Në rrjetin social, të shumtë kanë qenë ndjekësit që i kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes Lajçi për vdekjen e parakohshme të vajzës së tyre. Po në facebook, në profilin e aktorit është publikuar një poezi lamtumire:

A këputet peni moj e mira ime”

S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit 
Se nenin e lidhun n’fyt 
E paske zhgjidhë vetëm, 
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit 
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni 
Se sherua qenka përgjithmonë 
Tue kërkua gurin e vet të varri.”.

cun lajci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura