“Onufri” riboton veprën e Ismail Kadaresë në 80-vjetor

Jan 25, 2016 | 14:50
SHPËRNDAJE

Kërkimi i tyre: të përcaktojnë nëse Homeri ishte i  vetmi autor apo shefi i një ekipi redaktorësh. Përfun- dimi i tyre priret drejt hipotezës së dytë. Po ç’rëndësi  ka kjo. Biseda me Ismail Kadarenë nuk zgjati veç pesë  minuta. Në atë kohë, një shqiptar, e aq më tepër jash- të vendit, nuk kishte të drejtë t’i drejtohej një të huaji,  sidomos një amerikani. Nga këto pak minuta diskutimi do të lindë një roman, të cilin shkrimtari do ta shtjellojë pas kthimit të tij në atdhe: ‘Dosja H.’”.

kadare2

Kështu  shkruan studiuesi e kritiku Eric Faye në parathënien  e romanit “Dosja H.”, i ribotuar nga shtëpia botuese  “Onufri, duke zbuluar kështu edhe shkëndijën që nxiti  Kadarenë të shkruante këtë vepër. Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh, shtëpia botuese,  e cila ka të drejtën e botimit të veprave të Kadaresë,  po rihedh në qarkullim një seri veprash të autorit. Janë vepra të  botuara shumë vite më parë, ose të përfshira nëpër përmbledhje,  duke “i shpëtuar” vëmendjes së lexuesit. Tanimë, ky i fundit  ka mundësinë t’i rimarrë në duar, paraprirë nga një parathënie  e shkrimtarit të njohur francez, një prej njohësve më të mirë të  veprës së Kadaresë, studiuesit dhe kritikut Eric Faye.

Është një  moment për t’u rikthyer këtyre veprave dhe për të rizbuluar  vlerat dhe mjeshtërinë e autorit, edhe në këto vepra të lëna në  “plan të dytë”. Pas ribotimit të romanit “të përçmuar” nga vetë  Kadareja, “Dasma”, “Onufri” hedh në qarkullim njëri pas tjetrit  romanet “Nëntori i një kryeqyteti” dhe “Dosja H.”. Njëri na  kthen në ditët e para të çlirimit të Tiranës, ndërsa tjetri prek  temën e preferuar të autorit, të sherreve ballkanike, që fare  natyrshëm mund të lindnin për një këngë, një legjendë apo një  epos.

nentori i nje kryeqyteti

“NËNTORI I NJË KRYEQYTETI”  

“Nëntori i një kryeqyteti” u shkrua dhe u botua në vitin 1974.  Dalja e tij nuk u shoqërua me ndonjë “bujë” të madhe nga kritika e kohës. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij,  nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur. Siç vë re edhe studiuesi, “Nëntori i  një kryeqyteti” është si një “urë kalimi” nga “Kronikë në gurë”, te  “Dimri i vetmisë së madhe”. Hije apo embrione personazhesh i  shohim të kalojnë nga njëra vepër në tjetrën, duke marrë trajta  më të plota, te ky i fundit.

Në vitin 1989, kur shtëpia botuese gjermano-perëndimore  “Neuer Malik Verlag” shfaqi dëshirën për përkthimin gjermanisht të veprës, autori, duke përfituar nga njohja me përkthyesin  Robert Shvarc dhe në mirëbesim të tij, i paraqiti një dorëshkrim  të retushuar, të cilin nuk kishte pasur mundësinë ta botonte.  Botimi në gjermanisht u bë sipas versionit të retushuar. Një ver- sion që, sipas Faye, është punuar gjatë fundit të vitit 1989 dhe  fillimin e vitit në vazhdim, pra, përpara rënies së stalinizmit shqiptar. Më pas, vepra nuk është riparë më prej autorit, çka e  dëshmon përkthimi në gjuhën gjermane. Sipas studiuesit, ndryshimet kryesore qëndrojnë në dendësimin e kapitujve të fundit  në një të vetëm.

Në kapitullin e fundit ka shtim të ngjyrave të  errëta që paralajmërojnë vendosjen e një diktature të re. Ndërsa  skenat ku plakat aristokrate profetizojnë përmbysjen e regjimit  komunist, apo ato ku flitet për terrorin e kuq, kanë qenë qysh në  botimin e vitit 1975. Dhe teksti që u vjen tashmë lexuesve është  versioni i përkthyer dhe i botuar në gjermanisht.  dosja h

“DOSJA H.”

“Dosja H.” u botua, së pari, në revistën “Nëntori”, më 1981.  Redaksia e “Nëntorit” u kritikua për këtë botim, për shkak të  tonit qesëndisës të autorit në lidhje me rrjetin e përgjimeve dhe  spiunimeve të të huajve. Në atë kohë ishte e pamundur që ve- pra të dilte si libër më vete, çka u realizua vetëm me rënien e  komunizmit.

“‘Dosja H.’ është një nderim për më të shquarin  e tyre, Homerin, ‘të verbrin e madh’, ashtu sikurse të tjera ro- mane, si ‘Koncert në fund të stinës’ dhe ‘Dimri i vetmisë së  madhe’ janë një dëshmi e admirimit për një tjetër mjeshtër,  Shekspirin. Ndërsa në ‘Prillin e thyer’ zotëron ngjyra tragjike,  ‘Dosja H.’ vë në dukje më shpesh groteskun. Dhe Kadareja jep  këtu një nga recetat e humorit të tij: ballafaqimin e të huajve  me Shqipërinë. Që këtej lindin moskuptime, ngatërresa dhe  gjendje burleske. E njëjta procedurë rishfaqet që nga ‘Gjenerali  i ushtrisë së vdekur’. Atë e gjen pastaj me kinezët te ‘Koncerti’.  Çdo herë trupat e huaj janë hedhur jashtë nga organizmi Sh- qipëri. ‘Dosja H.’ nuk i shpëton këtij rregulli”, shkruan në par- athënien e veprës Eric Faye.

ALMA MILE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura