Olti Curri rikthehet në panel bashkë më Erandën, Zaiminën e Megin, detajet e show-t ku VIP-at garojnë me maska

Sep 26, 2020 | 19:08
SHPËRNDAJE

Blogeri Olti Curri është një ndër personazhet televizivë më të ndjekur, gjithnjë në qendër të vëmendjes për opinionet e tij. Prania e tij në emisione bën diferencën dhe në këtë fillim të sezonit të ri dukej se mungonte, por në fakt jo.

Olti ka zbuluar ditën e sotme se do të jetë pjesë e rubrikës më të re në “E Diell”. Ai do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit më të ri “Maskat”, një sfidë ku personazhe të njohur do të këndojnë pas maskave, dhe anëtarët e panelit do të mundojnë t’i zbulojnë.

“Një koshere grerëzash që bëjnë mjaltë më shumë se bletët! Zaimina Vasjari, Megi Pojani, Eranda Libohova dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe fantastike timen do jemi çdo të diel tek “E Diell” në Top Channel”, njofton vetë Olti në rrjetet sociale.

Gjatë këtij programi të së dielës që mban autorësinë e Alban Males, anëtarët e panelit do zbulojnë VIP-at që fshihen pas maskave, ndërkohë që pikërisht për këtë arsye pritet që të bëhet me të vërtetë show.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura