Olta Gixhari për herë të parë në Shqipëri me djalin 6 muajsh, ja disa sekrete që u rrëfeu mikeshave për jetën në Spanjë

Feb 28, 2021 | 15:45
SHPËRNDAJE

Olta Gixhari ndodhet në Shqipëri ndërsa udhëtoi për herë të parë nga Spanja me djalin e saj tashmë 6- muajsh.

Aktorja e njohur ishte e ftuar në “Jonida’s Room” te mikesha e saj, Jonida Maliqi, së cilës i rrëfeu disa sekrete nga jeta e saj në Spanjë, në këtë intervistë të kthimit në Shqipëri.

Përveç detajeve për jetën me bashkëshortin, Olta tregoi edhe lidhjen që ka Armina Mevlani me djalin e saj, pasi, siç ajo tregoi, ngacmimin e parë për emrin e të birit ia ka dërguar mikesha e saj.

“Amar lindi me dy A te këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në ‘Instagram’, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe u kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani.

Armina, ndër të tjerë emra që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4- 5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë, po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim, mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj, është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta te ky emër”, rrëfeu Olta.

E kështu duket se Olta e ruan shoqërinë e ngushtë me mikeshat e saj në Tiranë, siç është Armina, me të cilën moderoi një edicion të festivalit “Kënga Magjike” në një skenë me Ardit Gjebrean. Edhe pse është nënë e re dhe e preokupuar me rritjen e djalit, Olta Gixhari qëndron aktive në rrjete sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria apo ankesat që ka me gjumin.

Tani, aktorja, e cila prej më shumë se një viti po jeton në Spanjë me burrin e saj misterioz, me anë të videove që poston, i habit çdo ditë e më shumë ndjekësit me jetën si në filma, nga veshjet te rutina e gatimeve në shtëpinë ku jeton, aq luksoze sa shtëpitë që shihni në telenovelat meksikane.

Aktorja simpatike gjatë qëndrimit në Spanjë nuk ngurron të ndajë me miqtë virtualë momentet e jetës përrallore, ndërkohë që partneri është ai që e shoqëron kudo, duke plotësuar tekat e saj prej artisteje e duke i bërë foto e video.

Pasi ra në dashuri me djalin perfekt, që ka vendosur ta mbajë larg medias, Olta nuk e fsheh që po jeton një histori jete si në filma, nga njohja me të e deri te vendimi për të lënë gjithçka e për të krijuar familjen e saj në Spanjë.

E rikthyer në format fizike më së miri pas lindjes, ajo është kthyer në motivuese për vajzat që nuk besojnë te dashuria dhe “Princi i kaltër”, ndërkohë që me ardhjen në Shqipëri mediat kanë vërshuar ta intervistojnë. Kujtojmë që Olta Gixhari e dha dha lajmin e bukur nga Spanja, ku ishte karantinuar me të dashurin në shtëpinë e tij, se po bëhej nënë.

“Mom and Dad”, shoqëruar me tri zemra të kuqe, ishte statusi në profilin e saj në “Instagram”, me të cilin aktorja shoqëroi foton ku shihej e shtrirë në breg të detit, duke u puthur plot pasion me partnerin. Në vitin 2019-të, Olta rrëfeu se është në një marrëdhënie të bukur me një djalë shqiptar që jeton në Spanjë dhe se kishte bërë plan të martohej në 2020-ën gjatë një ceremonie private, që kishte menduar ta organizonte po në Spanjë.

Gjatë periudhës së izolimit, Olta, e lumtur që karantanimi e gjeti pranë të dashurit, bëri disa lidhje me “Skype” me mediat shqiptarë, duke rrëfyer nga momentet e bukura duke i gatuar partnerit e deri tek ato stresuese kur dilte në rrugë dhe Policia i kërkonte detaje të hollësishme edhe kur shkonte në market.

OLTA DHE DËSHIRAT E SAJ PËR VAJZË PAS DJALIT

Aktorja e njohur Olta Gixhari pranoi se historia si në filma me partnerin e zemrës fillon nga njohja për Krishtlindje te marrja e rezidencës në Spanjë. E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në “Tv Klan”, e gjendur përballë pyetjeve të fëmijëve se nëse kishte dëshirë të lindte një fëmijë, ajo u përgjigj pozitivisht. Më tej, Alketa Vejsiu e pyeti nëse e kishte gjetur “fatlumin” dhe Olta me një buzëqeshje në fytyrë u shpreh me bindje se e kishte gjetur.

Ajo tregoi planet për shtimin e familjes, duke rrëfyer se dëshironte të ishte një vajzë dhe një djalë, pra, dy fëmijë. E ndërkohë që dëshira për djalë iu plotësua, tani presim vajzën.

Kjo ishte hera e dytë që aktorja e njohur fliste për djalin që i ka rrëmbyer zemrën, identitetin e të cilit preferon ta mbajë edhe për pak kohë sekret. Hera e parë që foli për të ishte gjatë emisionit “Siluete” të motrës së saj, Gerta Gixhari. Aktorja zbuloi detaje nga lidhja e saj duke përshkruar të dashurin, ndërsa nuk refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të njohur në studio.

Olta tha se ai ka një ekonomi mesatare dhe jo i pasur, duke u shprehur se ka zgjedhur dashurinë në vend të parave. Gjithashtu, shtoi se partneri i saj nuk është artist, pasi nuk të do lidhej kurrë me një të tillë.

“Po. Mendoj se kam rënë në një gjendje shpirtërore shumë të rehatshme dhe në një lumturi do të thosha unë. Është me flokë, as brun, as biond. Për mua ka shumë rëndësi të bie në dashuri, sepse nuk jetoj dot me të se fillon më bezdis mënyra si ha, mënyra si i jep makinës, më jep stres të madh. Nuk dua ta stresoj veten time. Jam duke jetuar me një djalë që është me ekonomi mesatare dhe që përpiqemi t’ia dalim të dy dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk është artist, nuk do të lidhesha asnjëherë me një artist”, tha ajo.

Nuk dihet nëse plani i ceremonisë është shtyrë pas situatës së pandemisë apo ata do të gjejnë një mënyrë për ta organizuar tani pasi janë bërë prindër. Vitin e kaluar, aktorja e njohur vendosi të hiqte dorë nga jeta hermetike për t’u hapur disi në çështjet e zemrës.

Ajo zbuloi për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini. Olta publikoi videon ku dukej shumë e lumtur dhe tregonte se ia ka bërë i dashuri.

“E bërë nga dashuria ime”, shkruante Olta përmbi videon, ku shihej e lumtur si në qiellin e shtatë duke shijuar pushimet me njeriun e saj të zemrës. Direkt nisën aludimet se aktorja ishte duke shijuar një histori të bukur dashurie, por marrëdhënien e saj kishte vendosur ta mbante larg mediave.

Gjithsesi, më vonë e konfirmoi se videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte shkrepur nga partneri i saj. Aktorja po e shijon historinë e saj të dashurisë larg syrit të mediave dhe thashethemeve, por për identitetin e partnerit të saj duket se do të na duhet të presim edhe pak. Në një intervistë live në “Instagram” nga Spanja, pak para se të sillte në jetë djalin, Olta rrëfeu detaje të patreguara ndonjëherë për partnerin.

“Nuk besoja kurrë te këto lidhjet në distancë, prandaj unë ika e erdha shumë herë, por dikush nga ne duhet të këmbëngulte dhe… këmbënguli ai më shumë”.

Martesë në distancë? ‘Jo, jo, ku rrimë dot ashtu ne.’

Pyetjes se çfarë dashurie është kjo e juaja, ajo iu përgjigj: “Është shumë e madhe. E bukura e njohjes sonë është që jemi njohur për Krishtlindje dhe kaq”.

Për t’u puthur për herë të parë për Krishtlindje? “Jo, jo, yyyy, se unë ika erdha, ika erdha shumë herë dhe pastaj u puthëm… Nëse do të bëj dasmë, do të jetë patjetër buzë detit”.

Sipas Oltës, shtatzania “ishte e planifikuar’.  “Madje, unë di edhe kur është zënë, faleminderit Zotit erdhi në mënyrë të menjëhershme pa strese e pa probleme!”, tha ajo.

Po sa i përket karrierës, ç’po ndodh me Oltën? Ajo luajti në filmin “Love”, ndërkohë që paralelisht me aktrimin menaxhonte biznesin e saj, një kompani “real estate”.

Nuk dihet nëse Olta do t’i rikthehet aktrimit tani që jeton në Spanjë, gjithsesi është e sigurt se ajo është e lumtur me jetën e saj dhe shumë në formë.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura