Olta Gixhari: Ja pse vendosa të mbështes Grida Dumën. Ka energji, do të bëjë gjëra të bukura

Apr 19, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

Aktorja Olta Gixhari rrëfen në një intervistë pës suplementin “Panorama Plus”, në “Panorama” për arsyet pse vendosi të mbështesë kandidaten e PD-së në garë për Durrësin, Grida Duma.

Olta Gixhari

Janë të dyja nga qyteti i Durrësit dhe spikasin në profesionet e tyre, e para në politikë dhe e dyta në aktrim. Nuk ndodh shpesh që një artiste të bëhet mbështetëse e një politikaneje, si në rastin e aktores Olta Gixhari, për kandidaten e zyrtarizuar të Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma. 

Gixhari e vlerëson Gridën edhe pse thotë se nuk ka njohje me të. “Ajo është durrsakja ime, është yll
e bukur, si të gjitha ne, vajzat e Durrësit, pasi kemi pasur fatin të rritemi pranë detit dhe jodit”- thotë ajo. 

 

Për njohjen që kanë dhe arsyen e mbështetjes flet për “Panorama” Olta.

Ka bërë përshtypje një status i yti në rrjetet sociale, ku shkruaje: “Grida Duma unë kthehem në Durrës nëse ti fiton”. Pse kjo simpati për Gridën?

E preferoj si politikane, e kam ndjekur nonstop në daljen dhe aktivitetin e saj publik. Energjia që ka dhe transmeton, dëshira për të bërë gjëra të bukura më pëlqen. Është kjo arsyeja pse unë e mbështes në këtë garë për Bashkinë e Durrësit.

Duke iu drejtuar me emër dhe direkt asaj, shumë menduan se jeni mikesha, duke pasur parasysh që jeni të dyja durrsake… 
Jo, nuk e kam mikeshë Gridën. Mbaj mend që jemi takuar vetëm një herë, ose më mirë të themi kemi rastisur bashkë në një tryezë dhe kaq. Kjo përshtypje dhe simpati e imja e krijuar për të është së largu, jo njohje e afërt. Artistët zakonisht përpiqen të qëndrojnë asnjanës kur vjen puna te politika.

Ti pse e shprehe kaq publikisht simpatinë dhe mbështetjen tënde?
Dua të flas edhe për këtë çështje, në mënyrë që të mos lë vend për keqkuptime. Unë mbështes Gridën si femër, si politikane, si individ dhe kjo s’ka të bëjë fare me bindjet e mia që mund të jenë të majta apo të djathta. Unë jam artiste, shpirt i lirë dhe mendimet apo simpatitë e mia mund t’i shpreh kur i ndiej dhe për kë të dua. Askush s’mund të më paragjykojë apo të më ndalojë për këtë.

Nëse Grida fiton, do të përfitosh diçka?
Jo, aspak. Nuk është se unë do të përfitoj diçka nga kjo mbështetje. Për atë që përfaqëson do e mbështesja Gridën, kudo të ishte. Ajo është durrsakja ime, është yll e bukur, si të gjitha ne, vajzat e Durrësit, pasi kemi pasur fatin të rritemi pranë detit dhe jodit.

Po për rivalin e saj, kandidatin e PS-së për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, çfarë konsiderate ke?
Unë jam shumë e lumtur që është Grida për Durrësin. Rivalin e saj, të them të drejtën, nuk e njoh fare.

Klotilda Harka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura