Olta Gixhari e ekzagjeron me photoshopin, fansat e kritijonë në rrjetet sociale

Jul 29, 2015 | 19:20
SHPËRNDAJE

Aktorja durrsake Olta Gixhari ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave, por këtë herë jo me linjat e trupit të saj apo ekspozimet me foto provokuese, por me montimin e fotove në photoshop.

Foto e marre nga profili i Olta Gixharit ne rrjetet sociale
Foto e marre nga profili i Olta Gixharit ne rrjetet sociale

Një foto e publikuar në profilet e aktores në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, tregon Oltën të veshur në mënyrë verore që ekspozohet para një automjeti tip “Fiat” me ngjyrë të kuqe.

Deri këtu fotoja duket normale, por ajo që bie në sy është një pjesë e automjetit që shfaqet dy herë në krahun e djathtë të saj.

Të jetë një gabim në përpunimin e fotos apo një publikim i qëllimshëm për të provokuar fansat e saj?

Edhe pse aktorja nuk ka komentuar se çfarë ka ndodhur me foton, në komentet e ‘miqve’ në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat për përdorimin e photoshopit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura