Olta Boka flet për sfidat pas lindjes së vajzës: Ja ç’u tha ajo ndjekësve që ia vënë në dukje….

Sep 18, 2020 | 10:04
SHPËRNDAJE

Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (8)Të bëhesh nënë për herë të parë, është padyshim një ndër eksperiencat më të bukura që i ndodh një gruaje në jetë, por shoqërohet edhe me disa sfida.

Një ndër to janë edhe kilogramët shtesë që nuk largohen dot kollaj.

Në lidhje me këtë temë, së fundmi ka folur edhe Olta Boka, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram, liston ndryshimet që i kanë ndodhur pas lindjes dhe se si ndihet ajo në lidhje me to.

Teksa ka dalë shëtitje me vogëlushen e saj, Gaian, Olta tregon se shoqëria ushtron presion ndaj standardeve të bukurisë.

Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (9)

“Te kjo foto shoh perëndimin, si dhuratë nga Zoti, për të ëmbëlsuar mbylljen e ditës me ngjyrat më të sheqerosura. Shoh karrocën si motivin për të filluar një tjetër ditë të mbushur me ngjyra, por nuk më shpëton nga sytë as vetja.

Shoh një version të ndryshuar, patjetër të përmbushur, e me zemrën duke shpërthyer nga kënaqësia, por edhe me disa kilogramë të shtuara kokëfortë për 2 muaj.

Shoqëria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurisë dhe nuk e mendoj që ndonjëherë e kam vënë në diskutim nëse do të mundem të rikthehem në peshën e mëparshme. Por unë kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinën, kujdesin që tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik, që shumë shpejt kilogramët nuk do të jenë më ‘shqetësim’ për mua.

Për momentin, zgjodha të shijoj çdo sekondë me të voglën time, sepse e di që koha kalon shpejt e do të më marrë malli për këto momente të pakthyeshme. E nëse kilogramët janë e keqja kokëfortë që erdhi me të mirën e bekimet, mund edhe të qëndrojnë aty përgjithmonë”, kanë qenë fjalët që ajo ka shkruar.

Olta u bë nënë për herë të parë në korrik të këtij viti, pasi solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gaia.

Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (11) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (10) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (9) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (8) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (7) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (6) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (5) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (4) Olta Boka-Gaia-kilogramet-sfidat (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura