Olsjan Çela kryeprokurori i ri, reagon Soreca: Reforma në drejtësi përparësi kryesore për integrimin në BE

Dec 5, 2019 | 16:31
SHPËRNDAJE

Ambasador i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas zgjedhjes nga Parlamenti të Olsjan Çelës si Prokurori i Përgjithshëm.

Me një postim në twitter, Soreca shkruan se BE mirëpret zgjedhjen e Çelës, ndërsa shton zbatimi i reformës në drejtësi vijon të mbetet përparësia kryesore për Shqipërinë, në rrugën drejt integrimit në BE.

soreca1

Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsjan Çelës si Prokuror të Përgjithshëm, dhe zgjedhjen me shor të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”- shkruan Soreca në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura