“Olsi Rama, posedon makinë luksoze, ‘Lincoln’”- Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e opozitës: Ma ka dhuruar vëllai, por…

Feb 13, 2020 | 21:18
SHPËRNDAJE

Prej ditësh opozita kërkon sqarime nga kryeministri për një makinë të blinduar sipas saj me të cilën udhëton kreu i qeverisë, në pronësinë e të vëllait, por vetë Edi Rama mohon që makina të jetë e tillë.

rama-3-opinion-933x445

Në studion e “Opinion”, kryeministri Rama shprehet se makinën ia ka dhuruar vëllai që në vitin 2009.

Pjesë nga biseda:

Rama: Njëri nga ata të fushës të çohet nga studioja dhe të shkojë dhe të shohi nëse makina është e blinduar apo nuk është e blinduar.

Fevziu: Është makina e vëllait tuaj.

Rama: Po e vëllait është. Një nga ata të fushës të çohet tani shkojë ta verifikojë nëse makina është e blinduar.

Artan Hoxha: E kemi blinduar që kur erdhëm!

Rama: Mirë ishte t’i bënit verifikimin përpara se t’i bënit blindimit.

Fevziu: E ka thënë opozita. Se gazetarët nuk kanë pistoleta në dorë që të provojnë.

Rama: Makina nuk është e blinduar. Është e vitit 2009. Ma ka sjellë im vëlla kur kam qenë në opozitë. Ka dalë një lajm që kam blerë një makinë të re qindra mijëra euro. Kam çuar makinën e stërkonsumuar në servis dhe kam marrë me qira një makinë nga servisi. Unë përdor atë makinë sepse nuk kam dashur t’i kushtojë para…Siç e dini nuk di t’i japë makinës, di t’i japë vetëm makinës së qeverisë. Nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Makina që thonë se është Benz i ri me raketa brenda, është makina që të jep servisi kur jep makinën tjetër…

auto_makina1581624708
Makina me të cilën Rama ka shkuar në Opinion dhe që opozita thotë së është e blinduar

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura