“Olsi Rama po ndërton kullën në “Arenën Kombëtare” me paratë e FSHF”

Apr 24, 2016 | 15:38
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për projektin e stadiumit të ri, i cili do të quhet “Arena Kombëtare” dhe do të mirëpresë ndeshjet e kombëtares kuqezi.

Projekti i prezantuar dje nga Rama
Projekti i prezantuar dje nga Rama

Berisha ka reaguar për kullën që ndodhet në projektin e stadiumit të ri. Sipas tij, kulla po ndërtohet për llogari të vëllait të kryeministrit Rama, Olsit.

Ai akuzoi qeverinë se po vjedh fondet e UEFA-s për stadiumin duke ndërtuar kullën për Olsi Ramën.

POSTIMI I BERISHES

Te dashur miq, keto dite, Edvin Kristaq Rama njoftoi shqiptaret per mega aferen e tij te fundit te korrupsionit vllazeror, Kullen e Olsit (pra te veten) dhe Arenen Kombetare te Korrupsionit.

Keshtu, ne nje koncesion korruptiv, ku ne gare mori pjese vetem nje kompani, pasi te tjerat nuk ishin ne Shqiperi por kishin shkuar ne Zimbabve, Edi Rama njoftoi, gjithnje krenarisht, vjedhjen e tij me te fundit. Ai njoftoi ndertimin e Arenes Kombetare, investim 50 milionë euro, veper e nje arkitekti italian te denuar per korrupsion nga drejtesia Italiane, pra i zgjedhur me kriterin baze rryshfetmarrjen, thuhet i peshkuar nga Bolino!

Arena Kombetare e Korrupsionit pervec stadiumit me 22 mije vende, mjediseve normale per lojtaret dhe hapesirave te tjera tregtare, ka si mballome kullen 25 kateshe Olsi Rama, qe do ndertohet e tera pa asnje investim te Edit apo Olsit por ne shperblim te koncesionit te stadiumit, per te cilin Rama tha se shteti nuk do harxhoje asnje qindark.

Ne te vertet, Rama dhe i vellai, nuk do te shpenzojne per kullen asnje qindarke kurse per stadiumin Federata Nderkombetare e Futbollit i ka dhene shtetit shqiptar 10 milone euro. Federata Shqiptare e Futbollit, institucion po i shtetit shqiptar, do te jape 5 milion euro, vet qeveria shqiptare ka dhene 10 milion euro para te takspagueseve , pra fiks 25 milion aq sa kushton stadiumi, jo me 22 por me 30 mije vende.

Por te dashur miq, kjo eshte nje mega vjedhje patriotike sepse do te quhet Arena Kombetare dhe se po behet per ekipin kuq e zi, pra edhe ne kete rast kombetar, dhe se treti, perseri kombetar sepse Olsi per dy maj rrjesht ishte dronmeni i Beogradit! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura